Rama: Lajmi për kamp refugjatësh ‘fake news’ si mijëra lajme të tilla në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama e konsideron lajm të rremë atë të përhapur ditët e fundit për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri.

Rama: “Ishte një frazë e përsëritur shumë gjatë nga kundërshtarët e kësaj ndërmarrjeje transformuese, sipas të cilëve projekti ishte një projekt kriminal i bazuar tek ethet e një fitimi marramendës për shkak se sheshi nuk do të ishte asgjë tjetër vetëm se një zonë aktivitetesh ekonomike të atyre që do të përfitonin nga pushteti për të ndërtuar në shesh në pazar. 

Ka qenë një nga mijëra lajmet e rreme që e bën Shqipërinë djep të fake news-t përpara se fake news të shfaqej si epidemi botërore. Ka qenë një lajm i rremë siç është sot lajmi i rremë për një kamp refugjatësh, që do mbledhë refugjatë nga e gjithë bota këtu në Shqipëri, apo të tjera lajme të rreme që përhapen dita ditës. Është një betejë shumë e vështirë me lajmet e rreme, por koha i vë në vend të gjitha dhe vuri në vend drejtësinë e vizionit, idesë, e gjithë projektit të sheshit Skënderbej, që patjetër është kthyer në faqen e bardhë të kryeqytetit tonë“.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një aktiviteti për sheshin ‘Skënderbej’.

SHKARKO APP