Rama: Më ka ngelë mua të dal në TV, si Tajari me ariun Silva

Kryeministri Edi Rama thotë se është bërë një pune e madhe për banorët e prekur nga tërmeti.

Teksa vizitoi familjen Aleks Çupit, i cili ka hyrë në një banesë të re pas shkatërrimit të ndërtesës së mëparshme, kryeministri përmendi veçanërisht sakrificën e disa prej ministreve, si Belinda Balluku apo Olta Xhaçka.

Rama: Më ka ngelur mua me dalë në televizor si Ariu Silva. Ka pas qenë një Tajar Bashova tek cirku dhe ne shkonim me pa ariun dhe dilte Tajari me ariun Silva.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banori: Ti je kryetari i shtëpisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Padrejtësisht duket sikur të tjerët rrinë tek shtëpia.

Belindën e detyrova unë me zor, me zor që të flinte në shtëpi, se flinte në makinë. Dy orë flinte në makinë.

Dhe ajo tjetra, ministrja e Mbrojtjes, sa ka lindur fëmijën dhe rrugëve ndenji.

S’po flasim për heroizma, por po them që gjithë kanë bërë maksimumin.

Kur ishte momenti i parë që e pashë thashë o Zot më ndihmo si ta përballojmë këtë situatë se është më e madhe se forcat tona.

Sistemuam me çadra, me hotele me 5 yje, apo shtëpi me qira.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetues për rastin Balluku?