Rama me mendjen tek romakët por citoi filozofin hebre
Kryeministri Edi Rama përmes një shkrimi të gjatë në publikuar në facebook lidhur me debatin për zgjerimin e Greqisë dhe prekjen e territoreve shqiptare, e nisi me një shprehje në latinisht: Ignorantia non est argumentum, që përkthehet në shqip ”padituria nuk është argument”.
Sipas portalit ”Dosja.al” shprehja e përdorur nga Rama është latine, por ka autor një filozof të shekullit të 17-të, Baruch Spinoza. Është thjesht në latinisht por jo e përdorur nga romakët, ashtu siç edhe pretendon kryeministri i vendit.
Baruch Spinoza i cili me shprehjen e tij impresionoi edhe Ramën, ishte një filozof holandez me prejardhje çifute, i cili konsiderohet si një nga racionalistët më të mëdhenj të filozofisë së shekullit të 17-të. Shumë larg romakëve.