Rama shmang përplasjen me studentët, shkon në parlament nga hyrja e pasme

Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e saj të nëntë, ndërsa sot është spostuar para parlamentit.

Ndërkaq, sot ka kuvend dhe ajo që bie në sy është veprimi i kryeministrit Rama.

I gjendur i rrethuar nga studentët që protestojnë në ditën e tyre të nëntë, kryeministri Rama ka preferuar që të hyjë në Kuvend nga dera e pasme, duke shmangur incidentet.

Kryeministri këmbëngul për dialog në ambient të mbyllur, ndërsa studentët janë të vendosur të vazhdojnë protestat deri sa të plotësohen 9 pikat e tyre.

SHKARKO APP