Rama si doktor Adhamudhi
Nga Edmond Arizaj-
Kryeministrin ka nisur ta kape ankthi se cdo te thote bota kur ai te mos jete me. Si do te kujtohet. Kerkon te lere vepra, qe ne mos me emer poshte, te pakten i ben te qarta qe pa u ndertuar, se jane ideja dhe investimi i tij personal. Sec me nxjerr mallin e doktor Adhamudhit, te satirikut pervelues Cajup, qe kerkon me domosdo t’i mesoje (imponoje) shume kohe para, se cdo te thone njerezit per te e punet e tij, shume kohe me pas.
Meraku per historine qe do te shkruhet e thuhet, shkon krah per krah me merakun se mos ndonje paudhesi kapercen matane gardhit, e i ze faqen e historise. Ndryshe pse do te jete ne cdo fanepsje ne ekran kaq i paduruar per cdo t’i lere historise?!
Ne fakt ka te drejte. Se historia, ndonjehere eshte interpretim faktesh, e ndonjehere opinion. Se ja, Cajupi, qe s’linte dy gure bashke, e meqe kishte penen ne dore edhe mund te tjetersonte personazhe, doktor Adhamudhin, sheronjesin, abetarberesin, atdhetarin e çquar, na e nxori si mendjeshkurter e faqezi. Ndersa Lulushken, qe vetem tund erashken, na e perjetesoi te bukur e te zgjuar. Pra me nje laps e leter ne doren e duhur, behet gjema. Ja ben vaki, historine tone e ndryshon ndonje qafir pas 100 a 200 vjetesh, edhe ben lali Erin me te mire se Edin?
Vene dem te gjitha punet, te gjitha perpjekjet, e te gjitha enderrat. Ndaj do ishte me mire, qe perpara se te hyje ne histori, kryeministri te zgjohet fillimisht ne realitetin e sotem, me te gjallet. Se del ndonje Vurko i pakenaqur, qe i vjen rasti ne dere, e ne vend te shkruaje sic e enderron kryeministri yne titullin: Edi-reformatori zulmemadh i Shqiperise pergjate 2013-202…, ja keput shkurt, Edi-diktatori
. E hajde ndrysho mendjen e botes, kur nuk je me as vete te besh spektakle me drita qe quhen intervista. Sac ndryshon sot mendja e njerezve per Adhamudhin e shkrete.