Rama u thotë “Mirëmëngjes kazan”. Gazetarja i ”përvishet” keq

Kryeminsitri Edi Rama nuk heq dorë lehtë nga përdorimi i fjalës kazan. Nuk mungoi as ditën e sotme, ku teksa po hynte në sallën ku u mbajt mbledhja e Asamblesë së PS-së, u tha gazetarëve “Mirëmëngjes kazan”.

Spikerja e ”News 24” ndërsa ka përsëritur këtë fjalë të kryeministrit, ka thënë se e gjithë asambleja e PS do të transmetohet LIVE “tek ky kazan”. “Po, mirëmëngjes nga ky kazan që do të transmetojë tani live mbledhjen e Asamblesë së PS-së”.

As gazetarja e News 24, Marsela Karapanço nuk ia ka lënë mangët kryeministrit duke thënë për gjithë publikun këto fjalë:

”E ka shumë dëshirë daljen e tij në kazan kryeministri Rama. Por sot ai do të jetë brenda këtij kazani. Tek ky kazan sot Rama do të flasë për prioritetet e 2018 dhe shpresojmë që këto prioritete të mos i bëjë pis në kazan”.

SHKARKO APP