Raporti i Lumturisë, ja kush vende kryesojnë listën
Finlanda është renditur për herë të tretë radhazi si vendi më i lumtur në botë sipas Raportit Botëror të Lumturisë. Renditja bazohet në anketime që analizojnë gjashtë faktorë: Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, liria, bujaria dhe mungesa e korrupsionit. Që nga publikimi i parë në 2012, vetëm katër vende kanë rrëmbyer vendin e parë: Danimarka (2012, 2013, 2016), Zvicra (2015), Finlanda (2018, 2019, 2020). Raporti është publikuar nga Programi i Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm nga Organizata e Kombeve të Bashkuara e cila përdor të dhëna nga sondazhi botëror Gallup.
Dhjetë vendet më të lumtura të vitit 2020 sipas raportit janë:
Finlanda
Danimarka
Zvicra
Islanda
Norvegjia
Holanda
Suedia
Zelanda e Re
Austria
Luksemburgu
Çelësi i lumturisë
Që nga viti 2013 pesë vende nordike: Finlanda, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda, janë në mesin e dhjetë vendeve më të lumtura. Çfarë po bëjnë saktë për ta arritur këtë? Sipas raportit, në vendet më të lumtura ka më shumë faktorë që ndihmojnë mirëqenien e tyre, si për shembull, pritshmëria për një jetë të shëndetshme, të ardhura të kënaqshme, të kesh dikë mbi të cilën mund të mbështetesh dhe liria.
Sondazhi i këtij viti përfshinte dhe faktorë mjedisorë për të parë nëse edhe gjithashtu ndikojnë mbi gjendjen e lumturisë, duke përfshirë të dhëna mbi nivelin e ndotjes, klimës dhe temperaturave. Raporti sugjeron një sekret drejt lumturisë së nordikëve: sistemi i shtetit të mirëqenies, i cili iu jep përfitime relativisht bujare dhe rregullimi i tregut të punës për të shmangur shfrytëzimin dhe korrupsionin. Studimi tregon se cilësia e qeverisjes dhe institucioneve publike është një faktor i rëndësishëm që kombi të arrijë në një ndjesi vetëkënaqjeje.
Për më tepër, të ardhurat e larta në vendet me demokraci të zhvilluar japin një ndjesi më të fortë autonomie dhe lirie në këto vende, ndërsa bashkëjetesa sociale duket se është gjithashtu një faktor i rëndësishëm për mirëqenien e një shteti.
Dhjetë vendet më pak të lumtura:
India
Malaui
Jemen
Botswana
Tanzania
Republika Afrikës Qendrore
Ruanda
Zimbabve
Sudan i Jugut
Afganistani