Raporti mbi viktimat nga Covid-19 në Itali, 83,7 vjeç mosha mesatare për femrat dhe 70,6 vjeç për meshkujt

Insituti Italian i Shëndetit Publik ka prezantuar raportin e fundit i cili ka analizuar karakteristikat e viktimave nga koronvirusi në Itali.

Gjinia dhe mosha

Raporti ka analizuar 2,003 viktima të infektuar nga COVID-19  dhe mosha mesatare e tyre është 79,5 vjeç nga të cilët 30% janë femra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mosha mesatare e viktimave është 15 vite më e lartë se e personave të infektuar nga koronavirusi. Viktimat e gjinisë femërore kanë një moshë më të lartë se meshkujt (83,7 vjeç për femrat dhe 70,6 vjeç për meshkujt).

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm 17 pacientë janë nën moshën 50 vjeç,  5 prej tyre të gjithë meshkuj ishin nga mosah 31-39 vjeç.

Patologjitë

Vetëm 3 nga 2,003 viktimat të marrë në analizë në kuadrin klinik, nuk vuanin nga asnjë patologji kronikë para prekjes nga koronavirusi.

Mesatarisht viktimat vuanin nga 2 ose 3 patologji kronike. Rreth 76,1% e tyre vuanin nga hipertensioni, 35,5  % nga diabeti, 33 % nga sëmundje kardiake, 20.3% nga tumore të diagnostikuara gjatë 5 viteve të fundit, 18% nga veshkat.

Simptomat

77% e viktimave kanë shfaqur temperaturë të lartë, 74% marrje fryme., 42% kollë dhe 7% diarre.

5,2% e viktimave nuk kanë shfaqur asnjë simptomë para shtruarjes në sptial.

Komplikacionet

Pas prekjes nga koronavirusi 97,2% e viktimave. kanë pasur si komplikacion kryesor mungesën e frymëmarrjes, 27,8% një dëmtim akut të veshkave, 10,8% një dëm akut mikrokardiak, dhe 10.2% shumë infeksione.

Terapitë

83% e viktimave janë kuruar me antibiotikë, 52% me antiviralë dhe 27% me terapi steroid. Kurimi në shumicën e rasteve me antibiotikë lidhet me diagonostikimin e mjaft infeksioneve tek pacientët si dhe  me nisjen e një  terapie empirike tek pacientët me pneunomi deri në pritje të konfirmimit laboratik me COVID -19.

Në 14.9% të rasteve janë përdorur të tre tipet e terapive.

Koha

Nga momenti i shfaqjes së simptomave e deri në vdekje, koha mesatare ka qënë 8 ditë. Nga shfaqja e simptomave deri në shtrimin në spital janë dashur mesatarisht 4 ditë e 4 ditë të tjera nga shtrimi në spital deri në momentin e vdekjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?