Realiteti në Shqipëri si te melodramat e Raxh Kapurit

Po ta shohim nga afër realitetin shqiptar kudo, dhe jo vetëm në periferi të kryeqytetit dhe në zonat e thella rurale, realiteti të sjellë në mëndje melodramat e Raxh Kapurit të Indisë si varfëria, papunësia,strehimi, pisllëku e ndotja,mjerimi, numri i madh i lypsarëve, hajnia, mashtrimi ,krimi e korrupsioni.

Në Shqipëri, si shqiptare ka mbetur toka e shqiptarëve dhe shpirti i tyre shqiptar, dhe të tjerat janë nga europistani dhe i pazarit të gabit. Gjithçka vjen nga jashtë, edhe rrobat, edhe këpucët, pantollonat, ngrëna, buka, drithrat, mishi, ushqimi, por edhe melodia e muzika e tallavaistanit; por edhe të këqijat si: bixhozi, filmi, divorci,droga,moda, pornografia dhe lakuriqësia e perendimistanit.

Shiko a nuk është sot më keq se dikurshëm pasi një pakicë njerëzish të cilët e kanë në dorë pushtetin , paranë,ekonominë, gjyqin, median, reklamën , autoritetin e VIP-it dhe drejtësinë dhe të gjitha të mirat e tjera si arsimimin ,shëndëtësinë, strehimin dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë me pasurinë dhe me luksin e shfrenuar dhe mendojnë vetëm për pangopësinë për të zhvatur e grabitur para e pasuri, ndërsa shumë shqiptarë e kanë problem punën, ushqimin, ujin, shkollimin e strehimin, pra mbijetesën. Në Shqipëri është thelluar pabarazia, polarizimi dhe sidomos padrejtësia.

Fshati shqiptar i braktisur, tokat dhe oborret punohen me bel e me parmenda akoma; ne oborr të shtëpisë fshatarët kanë kasollen , mullarin e barit, kotecin e pulave dhe grumbullin e plehut; pa ujë të pishëm dhe me dritë elekrike si kandili. Një shi apo stuhi dhe gjithçka përmbytet se del lumi dhe ua përmbyt tokën dhe shtëpitë, ua rrëmben orenditë e bagëtitë, pra simos më keq apo si thote edhe nje fjalë: i merr lumi.

Shqipëria nuk ka ku t‘i çojë mbeturinat e plehrat e veta, por herë me ligj e herë pa ligj importon edhe plehra e mbeturina nga europistani(nga vendet europiane), dhe është bere si nje vend grumbullimi me gropa e me grumbuj mbeturinash qe duken e digjen kudo rreth e përqark qyteteve.

Hajdutët dhe grabitqaret e pushtetit vjedhin e grabisin miliona dollarë të taksapaguesve shqiptarë dhe pasuritë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe i fshehin paratë jashtë Shqipërisë nëpër parajsat fiskale  si Ali Baba me hajnat e tij dikur thesaret e floririt nëpër shpella, ndërsa pensionistët dhe fukarenjtë të cilët nuk kanë mundësinë për të paguar as ujin dhe as dritat gjobiten dhe burgosen. Kryehajdutët therrasin qe të ndëshkohet hajduti, pushteti i te fortit ndeshkon te pafuqishmin dhe të dobtin; fukarejtë, të papunët janë më të braktisurit dhe të harruarit të cilët nuk gjejnë as strehe, as mbrotje e as përkujdesje as nga pushteti, as nga shteti, as nga spitali dhe as nga drejtësia.

Në ndonjë rast festash dhe për Vitin e Ri vjen “bujaria”,“zemërgjerësia” e “bamiresave” e kryetarëve si e kryebashkiakut të Tiranës i cili “jep” falas ndonji vakt supe për fukarejte dhe vjen edhe “mirësia” ajo e kryeministrave të Shqipërisë që “shpërblejnë” pensionistët me nga një gjysëmgjeldeti nga buxheti i shtetit. A nuk është ky realiteti “modern “ në Shqipërinë e “kanabistanit” si te melodramat e R.Kapoor-it të Industanit?

Skënder S. Kapiti

SHKARKO APP