Regjisorët me përfitimet më të mëdha në botë

Nuk ka dyshim që Steven Spielberg është një prej regjisorëve që ka krijuar perlat e kinemasë botërore, me filma si “Schindler’s List”, “Jurassic Park”, “Saving Private Ryan” etj, por ai tani ka dalë në e vendin e parë për përfitimet nga prodhimet e tij.

Falë suksesit që pati me “Ready Player One”, Spilberg bëhet i pari regjisor që kalon shifrën e 10 miliardë dollarëve përfitime. Dhe si për çudi, asnjë prej filmave të tij nuk është dhjetëshen e filmave që kanë grumbulluar më shumë të ardhura.

Sipas Box Office Mojo, filmi i tij “Ready Player One”, ka grumbulluar 474.8 milionë dollarë, duk e çuar përfitimin personal të Spielberg në 10.99 miliardë dollarë, transmeton tch. Në total janë 27 filmat që e ka bërë regjisorin që të arrijë këtë shifër. Filmi nga i cili ka përfituar më shumë Spilberg është “E.T”, që kaloi 1.3 miliardë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spilberg ka krijuar një diferencë shumë të madhe me kolegët e tij regjisorë. Në vendin e dytë është Peter Jackson me 6.52 miliardë dollarë, i ndjekur nga Michael Bay me 6.41 miliardë. James Cameron renditet në vendin e 4 me 6.13 miliardë. Në listën e regjisorëve me më shumë përfitime janë edhe David Yates, Christopher Nolan, Robert Zemeckis, Tim Burton, Chris Columbus dhe Ridley Scott.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?