Rëndësia e kërkimit shkencor
Nga Xhorxhina Deda –
Të mos dish dhe më pas të zbulosh, pikërisht ky është kërkimi shkencor. Kërkim do të thotë dije e re. Në thelbin e tij kërkimi shkencor është inovacion dhe luan një rol tepër të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë. Në ditët e sotme është koha të flitet për shkencën, kërkimin shkencor dhe për produktin e kërkimit shkencor. Në kuadër të globalizimit dhe konkurencës që sjell ky globalizim shihet e domosdoshme nevoja për një informim sa më të besueshëm dhe objektiv mbi pyetje të ndryshme në fusha të ndryshme.
Në pamje të parë , kërkimi shkencor është një proces I thjeshtë I mbledhjes dhe analizimit të të dhënave, por në brendësinë e tij ai është një proces kompleks I cili kërkon njohuri specifike për të arritur një rezultat që të shërbejë në fund të kërkimit. Objektivi I kërkimit shkencor nuk është thjeshtë rritja e njohurive , por dhe të kuptuarit e realitetit. Shumë herë na ndodh të pyesim se si ndodhin gjërat dhe përse.
Mund të marrim përgjigje të ndryshme të formave të ndryshme ,por jo gjithmonë të sakta. Kërkimi është qasja që na konfirmon një dije të besueshme. Motivimi I kërkimit është e vërteta e zbuluar në rrugën e duhur. Kërkimi shkencor nuk është I domosdoshëm vëtem për akademikët dhe studentët, por për të gjithë profesionet. Arësyet se përse realizohet ose lind nevoja për të realizuar një kërkim shkencor janë vërtetmi I teorive të ndryshme si edhe kontributi për të përfunduar ose për të hedhur poshtë një studim I cili mund të ketë dështuar gjatë rrugës ose ka një produkt që nuk na intereson. Është shumë e thjeshtë nisma për një kërkim shkencor ,por kërkon shumë durim finalizimi i saj e sidomos në kërkimet sociale kur objekti është i paprekshëm dhe realisht kërkon shumë kohë të vërtetohet.
Mund të them se kërkimi është procesi i cili na mban të pakënaqur në mënyrë të arësyeshme deri kur të kemi arritur rezultatet e duhura. Gjithashtu themi se kërkimi është distanca mes idesë dhe realizimit të saj dhe kur kjo ide realizohet distanca zhduket. Kërkimi përbën një proces intelektual dhe esencial I cili na ndihmon te ekzaminojmë fenomene ose çështje të caktuara bazuar në interesin personal apo akademik. Askush nuk është I interesuar të lexojë diçka që e ka lexuar dhe më parë ose të marrë informacione që I di. Arësyeja përse e parashtroj këtë lidhet me tiparet e një kërkmi të mire dhe rëndesinë e tyre. Që një kërkim shkencor të jetë I tillë ai duhet të sjellë risi dhe mbi të gjitha t’iu vlejë të tjerëve në çështje të caktuara. Unë e shoh gjithashtu kërkimin shkencor si një mënyrë për të provuar gënjeshtrat dhe për të suportuar të vërtetën. Më lart përmenda se kërkimi është I rëndësishëm në të gjitha disiplinat.
Mund të them se falë kërkmit kemi arritje në fusha si mjekësia, shkencat sociale, ekonomia etj. Përpos këtyre mund të themi se shumë njerëz kanë arritur qëllimet e tyre përmes kërkmit shkencor si përshembull rritja e biznesit, arritja e një numri votash në periudhë elektorale , për të bërë ndryshime të duhura në një politikë të caktuar apo dhe për gjetur një punë të re.
Përveç rëndësive të shumta të lartpërmendura, mund ta shohim kërkimin shkencor si një ushtrim interesant për trurin tonë. Kurioziteti nuk mund të vrasë vetëm një mace, por edhe një njeri. Është kurioziteti ai që lodh trurin tonë për përgjigje të ndryshme. Kërkimi ndihmon veçanërisht studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre kritike dhe përveç kësaj kërkimi mund të rrisë dashurinë për të lexuarit dhe të shkruarit. Në ditët e sotme bazuar në rëndësinë e kërkimit , ai duhet të kthehet në një nga misionet kryesore të Universiteteve dhe qeverisë duke investuar dhe duke krijuar hapërsira të nevojshme për kultivimin e një kërkimi shkencor të shëndetshëm.