Rendin pas trendit të kryeministrit, të gjithë me atlete në kryesinë e PS

Kryeministri Edi Rama është kryeministri me stilin më të veçantë të veshjes që ka pasur Shqipëria.

Ai do të mbahet mend gjatë për çitjanet, atletet, çorapet e kollaret plot ngjyra.

Por sigurisht fiksimi më i madh i kryeministrit janë atletet.

Dhe si duket këtë frymë ua ka ngjitur dhe socialistëve të tjerë.

Gjatë Asamblesë u vu re se thuajse të gjithë socialistët janë shfaqur me atlete.

Me atlete është parë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, kryetari i bashkisë Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj.

SHKARKO APP