Rënia e flokëve nga Covid-19! Ja çfarë zbuloi studimi më i fundit
Që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit u bë me dije se lodhja, humbja e nuhatjes dhe dhimbja e kraharorit janë disa nga simptomat kryesore të virusit.
Mirëpo, ajo çfarë ka mbetur ende me pikëpyetje është nëse rënia e flokëvë ndodh për shkak të Covid apo jo.
Sipas një studimi të ri shkencor, pothuajse një e katërta e të prekurve nga Covid-19 mund të përballen me humbjen e flokëve për disa muaj me radhë, edhe pas shërimit prej tij.
Studimi, i botuar në The Lancet zbulon se 359 nga 1,655 pacientë të shtruar në Wuhan, Kinë 22 përqind e tyre kishin përjetuar rënie të flokëve gjashtë muaj pasi ishin shëruar. Dermatologët thonë se humbja e flokëve është një përgjigje normale fiziologjike ndaj një ngjarjeje stresuese si një sëmundje infektive dhe është vetëm e përkohshme por Covid mund të lidhet me gjendje si alopecia, e cila mund të çojë në humbje të pakthyeshme të flokëve. Teksa autoritetet britanike rendisin 14 simptoma duke përfshirë lodhjen, pagjumësinë, marramendjen, dhimbjen e kyçeve, depresionin, ankthin, rënia e flokëve mungon në listë.
“Qëllimi i këtij studimi ishte të përshkruante pasojat shëndetësore afatgjata te pacientët me Covid-19, të cilët kanë shumë javë që nuk janë më të shtruar në spital”- thonë autorët nga Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore.
Ky është studimi me kohëzgjatjen më të gjatë sa i takon mbajtjes nën vëzhgim të pacientëve të shëruar, sipas të cilit, rënia e flokëve ndodh për disa muaj në vazhdim, madje deri në gjashtë muaj.