Reperi Tyga në 11 nëntor vjen në Shqipëri

 

Reperi i famshëm amerikan, Tyga, do të vijë në Shqipëri në 11 nëntor. Reperi nga Kalifornia, do të performojë në “Folie Terrace”, ku pritet të sjellë shumë atmosferë dhe muzikë të vërtet hip-hop.

Tyga është krijues i një sërë hiteve si “Hookay”, “Make it Work”, “Dope”, etj, këngë me miliona klikime në “YouTube”. Ai është përfolur kohët e fundit edhe për lidhjen me vajzën e vogël të familjes Kardashian, Kylie Jenner.

Thonë se 17-vjeçarja i ndjekë të gjitha debutimet e reperit dhe ku i dihet ndoshta vjen edhe në Shqipëri, për të parë performancën e tij në Tiranë.

SHKARKO APP