Reportazh/Rrugës për në Labinot Mal të Elbasanit

Nga Besim Dybeli –
Sapo mbërrin në Labinot Fushë, rreth 5 kilometra në dalje të qytetit të Elbasanit, një tabelë shënon “Labinot-Mal”! Është degëzimi i rrugës së Bizës, drejt Martaneshit të Tiranës. Kjo të con edhe në fshatrat e Labinotit Mal. Ca copëza asfalti të mbetura mes gurëve, japin imazhin, se ajo ka qenë e asfaltuar. Rruga e Bizës! Kështu quhet nga banorët e kësaj ane. Një rrugë njëkalimëshe, që për më se 40 vjet ka shërbyer më së shumti për tranportin e lëndëve drusore. Kur këta të fundit shteruan, u sos edhe funksioni i rrugës. Por banorët e këtyre anëve, këtë kanë të vetme, që i lidh me qytetin. Në këto kushte kanë udhëtuar për halle e gëzime mes vetes e drejt qytetit. Një ëndërr dhe një premtim, duket se po bëhet realitet. Ëndërra është e afro gjashtë mijë banorëve të zonës. Ndërsa premtimi, i kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Zgjerimi i rrugës ka disa ditë, që ka nisur. Po punohet me shumë forca e mjete të rënda. Afro 20 kilometra. 4 metra e gjërë. Me bankina të dy anët e rrugës dhe me asfalt. Kësisojë, merr fund odiseja 30 vjecare e vështirësive të udhëtimit për këta anorë…
X X X
Me Vegimin…
Vegimi nxiton me automjetin e tij. Sot ka ardhur me ne, edhe si shofer, edhe si përgjegjës i rrugëve rurale. Nxiton, se kemi shumë rrugë për të bërë. Do të shkelim në të gjitha arteriet rrugore të Labinotit, gjer në Benë, për të inspektuar investimet e Bashkisë e për të dëgjuar edhe hallet e banorëve. Vegimit nuk i pushon telefoni. Ai lidhet me drejtuesit e dhjetra grupeve të punës, që janë shpërndarë nëpër 12 Njësitë Adminsitrative të Elbasanit. Është në kontakt me të gjithë. Puna e tij ka nisur që në 6 të mëngjesit, për të pushuar pas orës 7 të mbrëmjes. Në të djathtë të shatit Griqan i Sipërm, devijojmë rrugën kryesore për të përshkuar mespërmes lagjet e fshatrat e Labinotit Mal. Rruga kalon nëpërmjet një zone dushkore e plot kthesa mes kodrash e malesh…
…Hatixhenë…
Hatixheja iu bashkua udhëtimit tonë. Ndërsa përshëndetemi, ajo nis të flasë për shërbimet në komunitet dhe investimet më të fundit që po kryen Bashkia. Hatixheja është Administratorja e kësaj Njësie. Nuk ka shumë kohë, që ka fituar konkursin për këtë post drejtues. Ajo është diplomuar në fakultetin e Gazetarisë në Elbasan. Më pas ka kryer masterin për gjuhë-letërsi. Dy degë të përafërta. Administratorja është një vajzë e re. Ajo shtë rritur fare pranë qytetit të Elbasanit. Balës, quhet. Por dashuria e “degdisi” larg! Dhe ku? Në fshatin Gurë i Zi!
– Ndjehem mirë,- thotë buzagaz. Më pëlqen ky fshat. Më pëlqejnë njerëzit e tij. Tashmë njoh fort mirë të gjitha fshatrat e kësaj Njësie malore. Madje, edhe hallet e shqetësimet e tyre. Jam ambjentuar mirë e më duket sikur kam lindur e jam rritur këtu”. Diplomat, që ka marrë, në fakt edhe nuk bëjnë shumë “punë” për një Administratore. Por, ajo ka treguar me punë, se drejton mjaft mirë. Si derivat i siplomave, ajo komunikon aq këndshëm me fshatarët. Gjatë rrugëtimit tonë, nuk i pushon telefonit. Jo pak pyetjeve apo problemeve, u jep përgjigje edhe në distancë. Ca të tjerave, i sqaron se i pret në zyrat e Njësisë në cdo orë të ditës. Hatixheja sugjeron që të filmojmë gjithcka. Rruga mes Labinotit Katund është duke u zgjeruar. Nga qendra e Njësië, nis një tjetër rrugë drejt tre fshatrave të largët. Ajo ka ftuar jo pak nga kryetarët e fshatrave, që të thonë pa ndroje para kameras, cdo shqetësim, që kanë. I kthehemi sërish rrugës së Bizës, për të mbërritur në fshatin më malor e të tejskajshëm, Benë. –“Kjo është rrugë krejtësisht e re dhe i shërben si fshatit ashtu edhe 700 hektarëve me gështenja, që janë pas atij mali atje”,- tregon Hatixheja. Mbi nje shpat mali të thepisur punojnë pa reshtur disa mjete e punëtorë të Drejtorisë së Rrugëve Rurale. Janë afro 5 kilometra mes pyjeve e maleve. Labinoti Mal nuk është dëgjuar vetëm për gështenjën. Kjo zonë prodhon arra, mollë, dardha e kumbulla, mjaltë, për të mos folur për blektorinë e produktet e tyre.
… dhe një kafe tek Xhafa!
Kthehemi në të ngrysur në qendër të fshatit Benë. Xhafa, kryetar i fshatit, na pret në sheshin para lokalit të tij. Dikur, në kohën e komunizmit, ishte dyqan, që shiste mallara ushqimorë e vajguri. E ka rinkostruktuar të tërin. Rrëzë tij edhe baceja më perime. Në këtë zonë malore, kur në fushë mbarojnë perimet, në mal mblidhen. Vërtetë bio e pa asnjë spërkatje. Xhafa na ofron kafe e raki. Edhe mjaltë gështenje. Ai flet me nostalgji për fshatin e tij. Dikur, afro 200 shtëpi. Në mungesë të rrugës, ka ikur në tepër se gjysma. Por banorët e Benës shtegëtojnë si dallëndyshet. Në dimër ikin në zona të ngrohta e në verë kthehen sërish në fshat. – “ Nuk ka më braktisje të fshatit. Edhe të ikurit kthehen të gjithë në stinën e verës. Mbjellin tokat e tyre. Marrin prodhimet e në dimër ikin në qendrat e banuara afër qyteteve. Por, shtëpitë e vjetra, tashmë po ridnërtohen nga e para”,- pohon Xhafa. Ai na lutet, që të qëndrojmë në darkë aty. – “E lëmë për një herë tjetër, -i them duke qeshur. Zbresim tatëpjetë nga erdhëm. Nata na zë rrugës. Elbasani llamburit nga dritat. Pak kafene hapur. Ndërsa zhurma e diskove e pabeve, ka kohë, që nuk dëgjohet. Rrugëtimi ynë vazhdon nëpër të tjera zona të Elbasanit…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?