Reportazhi/ Tre muaj pas tërmetit në Korçë, banorët në Qafëzez e kalojnë natën në çadra

Në Qafëzez asgjë nuk ka ndryshuar nga ditët e para të qershorit, kur lëkundjet sizmike dëmtuan pjesën më të madhe të shtëpive. Tre muaj më pas, shumë nga banorët e prekur nga tërmeti ende e kalojnë natën në çadra.

Tre muaj pas termetit, banoret ne Qafezeze e kalojne naten ne cadra |  ABC News Albania

Shtëpia e Zarife Karafilit është ndër më të dëmtuarat e fshatit Qafëzez nga tërmeti i tre muajve më parë.

Tetë pjesëtarët e familjes jetojnë në çadrën e vendosur në oborrin e shtëpisë. Aty i kaluan edhe çastet e vështira të ndarjes nga jeta të kryefamiljarit dhe ceremoninë e mortit.

Ajo thotë se është në pritje të komisionit për dëmet.

Asgjë nuk ka ndryshuar edhe për të prekurit e tjerë nga lëkundjet sizmike në këtë zonë.

Shtëpitë janë të pabanueshme dhe muret mezi mbahen, por pamundësia për t’u strehuar diku tjetër, ka mposhtur frikën e të rriturve dhe fëmijëve.

Disa banorë ankohen se u kanë munguar edhe çadrat.

Shumica e familjeve të Qafëzezit kanë pak të ardhura dhe nuk mund të përballojnë vetë riparimin e shtëpive. Ata që kishin mundësi,ja kanë nisur punës. /ABC News

SHKARKO APP