Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 16:03 Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet Tre anije tregtare u goditën nga dronë mbrëmjen e së shtunës pranë kanalit Sulina në Detin e Zi, njoftuan autoritetet rumune. Ministri i Mbrojtjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reportazhi/ Vera e 2400 tërmeteve në Korçë, banorët frikë se dimri i gjen pa çati

Magazinë E enjte, 8 Gusht 2019 20:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rreth 2400 tërmete janë regjistruar në qarkun e Korçës gjatë dy muajve të verës. Më i forti ishte ai i 1 qershorit, që dëmtoi 184 shtëpi duke lënë pa çati mbi kokë dhjetra banorë. Qeveria u ka premtuar se vjeshta do ti gjejë në shtëpitë e reja, por banorët në Floq, Qafëzezë e Vidohovë tremben se edhe dimri do ti gjejë pa çati mbi kokë.

Ishte 1 qershor, ora 04: 26 minuta. Korça u godit nga një tërmet me magnitudë 5.3 ballë i shkallës Rihter.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Banorët në panik braktisën banesat e tyre dhe e pritën dritën e diellit në rrugë.

“Më ka rënë shtëpia, kam dalë në çadër.”

“Ishte tmerr, të gjitha muret janë çarë brenda.”

Por ajo kishte qene vetëm e para e një serie prej rreth 2300 lëkundjesh që u regjistruan në juglindje gjatë muajit qershor.

Në zemër të tërmetit ishte fshati Floq,10 kilometra larg Korçës. Aty banorët e përjetuan fort goditjen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kishin dalë nga shtëpitë si të mundnin për të shpëtuar jetën e tyre të fëmijëve.

Katër persona kishin mbetur të plagosur, por fatmirësisht nuk pati viktima.

Ndërsa për dëmet ishte ende herët për të menduar.

“Zot ndale dorën”, ishte thirrja që dëgjoje në çdo bashkëbisedim.

“I lutemi Zotit të mbajë dorën. Kemi fëmijë të vegjël, jemi në pikë të hallit.U ngritëm dhe gjumi, fjetëm mu në mes të oborrit”

E njëjta situatë ishte edhe në Vidohovë e Qafëzezë.

“Kur ra tërmeti kam fjetur jashtë me fëmijët, katastrofë e vërtetë, shumë ftohtë. Binte dhe shi në darkë, jemi plevitosur.”

Orë pas orë pasojat e tërmetit po zbuloheshin dhe bilanci rritej.

184 banesa rezultuan të dëmtuara nga lëkundjet sizmike që përkthej në qindra persona të pastrehë.

“Nga shtëpia nuk morëm asgjë, asnjëri. Donim të shpëtonim jetën.”

Situata ishte serioze dhe kërkoi angazhim të emergjencave civile.

Haki Çako: Janë 100 banesa të dëmtuara, një pjesë kanë qenë të pa banuara por ka dhe banesa që banojnë qytetarët. Janë vënë në lëvizje të gjitha kapacitetet, duke nisur nga instalimi i çadrave për banorët.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

13 Nëntor 2026, 12:06
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

Dhe pas një ditë të gjatë, nata i gjeti në çadra njerëzit që mbetën pa strehë ose kishin frikë të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

“Për këta fëmijë, nuk kam ku ti lë.Ti lë në rrugë të madhe, nuk kam ku të iki.”

Në fshatin Floq u sistemuan 160 banorë në 13 çadra me kapacitet deri në 20 vende, mes tyre fëmijë, gra shtatzëna dhe të moshuar.

” I kisha fëmijët në gjumë, shtëpia është e vjetër.Pata frikë”

“Këtu vimë nga e keqja dhe jo nga e mira, se na zuri dhe nuk kemi çfarë bëjmë.”

“Në çadër, por jam i sigurt këtu.”

Në fshatin Vidohovë u ngritën 4 çadra.

Në fshatin Qafëzezë 30 persona  u sistemuan në  5 çadra.

“Fëmijët në çadër, na ka munguar larja. Në banesë nuk kam shkuar.”

Aty u kishin siguruar ushqim, ujë dhe shëbim shëndetësor.

Gjërat më të domosdoshme për të kaluar një emergjencë.

Por netët e vështira në çadrat e ushtrisë u vështirësuan me reshjet e shiut dhe temperaturat e ulta që përfshinë juglindjen ato ditë qershori.

Me shqetësimin për të nesërmen dhe përkeqësimin e kushteve, aty nisën ankesat.

Në kampet nuk munguan as sherret.

Në Vidohovë, banorët e prekur nga tërmeti nuk pranuan ti braktisin shtëpitë.

Ndaj çadrat e emergjencës i ngritën në oborre.

Nën çadra, pritën edhe kryeministrin Rama që u tha se dimri do ti gjente në shtëpi të reja.

Premtimi u zgjoi shpresa, por edhe mosbesim.

Si zgjidhje e përkohshme një pjesë u strehuan në shkollën e fshatit të përshtatur për banim kolektiv.

2 muaj pas tërmetit, çadrat e ushtrisë janë hequr nga kampi i Floqit.

Shumica e banorëve janë rikthyer në banesat e tyre, diku me riparime të vogla e diku me frikën e ndërtesës së dëmtuar.

Por rreth 20 familje kanë ende shkollën për shtëpi.

“Për shtëpitë akoma nuk kanë filluar. Besim kemi. Nga e keqja jemi mirë që shpëtuam kokën.”

Vendin e bankave e kanë zënë krevatët. Në një dhomë të tillë qëndrojnë dy apo me shumë familje.

Aty kjo grua pret ti japë jetë së fëmijës së saj.

“Që kur ka rënë tërmeti jam këtu. Jam dhe shtatzënë dhe nuk rri dot këtu, jam në muajin e tetë. Kam frikë.Nëse shteti nuk vë dorë të na thotë të paktën që edhe ne të dimë se çfarë të bëjmë, ku të fusim kokën.”

Jetesa thonë se është e vështirë, ndaj presin që aty të marrin lajmin për ditën kur do të nisë rindërtimi i shtëpisë së familjes.

“Jeta jonë ishte shtëpi, nuk është këtu. Kallaballëk, nuk flenë fëmijët tërë natën.”

Ankesa kanë për kushtet.

” Nuk ke ku lahesh, kam një javë pa u larë. Shteti të më bëjë shtëpinë, nuk kemi ku të futim kokën.”

“Jam e sëmurë, nuk duhet të rri këtu.”

Për fëmijët dhe të moshuarit këto ditë vere kanë qenë më të vështira.

“Kam djalin e sëmurë dhe vjehrrën”.

Aty thonë se  u sjellin vetëm drekën.

“Një herë në ditë hamë bukë, ku të gatuajmë. Bashkë hamë.”

Për vaktet e tjera u duhet të sajohen pasi mundësitë dhe kushtet për të gatuar nuk i kanë. Temperaturat e larta dhe mungesa e frigoriferëve i privon.

“Vetëm xhamia na sjell këto në 24 orë, shteti nuk ka vënë dorë fare.”

“Nuk ke ujë të lahesh dhe as të pish.”

Ditën  gjen veç gratë dhe fëmijët.

Burrat, ata që kanë mbetur ne fshat kanë dalë në ara.

“Burrat kanë ikur në fusha. Do mbajtur fëmija.”

“Familja jeton në shkolla, unë po punoj tokën, ca fasule dhe misër.”

Thonë se u ka rënë për pjesë hall i madh.

Por në shtëpitë e rrënuara, nuk do të kthehen. Nuk do të rrezikojnë jetën e fëmijëve.

Nëse në fund të vjeshtës nuk do kenë çati mbi kokë, atëherë dimrin do ta kalojnë në kasolle.

“Nuk kemi ku rrimë, bie ndonjë mur. Detyrimisht pastaj do të bëjmë ndonjë kasolle me dërrasa.”

Halli i ka bashkuar por hallet i ndajnë. Bashkëjetesa është e vështirë në kushte të vështira.

Shpëtim nga barra që u ra thonë se do të gjejnë ditën kur do të rikthehen në banesat e tyre, ashtu siç u premtoi qeveria në ditët e para pas tërmetit.

Por kur kanë kaluar më shumë se dy muaj, nga ajo kohë dhe në terren puna ecën me ritme të ngadalta, kanë frikë se mos edhe dimri do ti gjejë pa çatinë mbi kokë.

Secila familje ka historinë e saj. Ne përzgjodhëm të tregojmë atë të familjes Ramolli.

Nëna 75 vjeçare jeton me dy djalin e vajzën, që të dy me probleme të theksuara shëndetësore.Të tre të pamundur për të siguruar mbijetesën.Dramë e vërtetë.

Jeta është treguar e ashpër me ta, por edhe tërmeti i 1 qershorit.

Banesa e familjes u shkatërrua plotësisht nga lëkundjet 5.3 ballë.

Rikthimi tek banesa e rrënuar është i vështirë për gruan e moshuar.

Nuk i ndan lotët teksa sheh gjithë mundin e jetës të shkatërruar.

“Nuk jetoj dot, më vjen keq për fëmijët që i kam të sëmurë. Si të jetoj në këtë shtëpi. Kë të qajë më parë nëna. Hallet e nënës nuk paskan fund.”

Kjo situatë thonë se ka rënduar gjendjen e vazjës që për shkak të sëmundjes nuk flet, por dëshpërimin e shpreh me sy.

Ndaj Arianit, i ka rënë barrë e rëndë mbi supe.Të rindërtojë jetën aty për motrën e nënën.

Kjo do të jetë sfidë e vështirë për 38 vjeçarin.

Ndaj ai si qindra banorët e Floqit, Qafëzezës e Vidohovës kërkojnë të ndjejnë mbështetjen e shtetit për t’ia nisur thuajse nga e para.

“Shumë e vështirë, nuk kam çfarë të bëj. Ato janë të sëmura të dyja. Vimë me ankth në shtëpinë tonë.”

Për shkak të përmasave të shkatërrimit por edhe historisë së dhimbjes e vuajtjeve që kanë shoqëruar familjen Ramolli, banesa e tyre u përzgjodh për tu rindërtuar e para në Floq.

Institucionet kanë parashikuar që në fazën e parë të rindërtohen 40 banesa, më pas do të vijohet më të tjerat.

Në total janë 124 shtëpi, të cilat do të ndërtohen përmes ndihmës së bashkive që kanë mbështetur nismën e qeverisë shqiptare për të grumbulluar fonde solidariteti.

Por deri sa të vijë vjeshta për të konfirmuar nësë qeveria do të mbajë premtimin, qindra banorë të zonave të prekura nga tërmeti në Korçë mbeten me frikën se edhe dimri do ti gjejë pa çati mbi kokë.

/Ora News

Etiketat e lidhura

korcereportazhitermete
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet
Para 48 minutash

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 1 ore

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 1 ore

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 1 ore

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 20 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 23 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 10 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.