Resort superluksoz me çmime marramendëse, ja ku po pushon presidenti Thaçi

“Një plazh i tërë, vetëm për Hashim Thaçin. Një natë në hotelin superluksoz në Bodrum kushton 5600 euro”.

Kështu shkruan gazeta e kryeqytetit serb ‘Blic’, duke pretenduar se ka zbuluar pushimet luksoze të presidenti, Hashim Thaçi, ndërkohë që politika në Kosovë po zien pas shpërndarjes së parlamentit dhe shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

‘Ndërsa Kosova po cakton një datë zgjedhjesh dhe po përpiqet të kapërcejë një krizë politike, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur të kalojë një pushim në një nga hotelet më ekskluzive në Bodrum të Turqisë, i cili kushton të paktën 5,600 € në natë, ka mësuar Blic.

Hidhni një sy parajsës së vërtetë të vogël në bregdetin turk, ku pushon Thaçi’, shkruan Blic shoqërua edhe me një video.

Gazeta serbe ‘Blic’ njihet si një media mjaft e afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili gjithashtu ka afri të madhe me Thaçin dhe presidentin Erdogan të Turqisë, i cili po ashtu preferon që ti kalojë pushimet në të njëjtën zonë ku pretendohet se gjendet këto ditë presidenti i Kosovës.

SHKARKO APP