Respekte e mirënjohje për heronjtë e ditës!

Nga Alfred Peza –

Elektriçistët janë profesionistët më të angazhuar në këto orë të vështira, në shumë zona të vendit, për shkak të dëborës dhe temperaturave ekstreme.
Sipas mediave punonjësit e Drejtorisë Rajonale Burrel të OSHEE-së janë në terren për eliminimin e çdo defekti. Elektricistët e Matit, Dibrës, Bulqizës, Mirditës e Kurbinit po sfidojnë borën e ngricat për të eliminuar avaritë.
Punonjësit e Njësisë Dibër po punojnë për eliminimin e defekteve në Fiderin Gur i Kuq, ndërkohë të gjithë grupet e punës janë në terren në zona të ndryshme për të garantuar furnizimin me energji elektrike pa ndërprerje gjer në zonat më të largëta.
Respekte e mirënjohje për heronjtë e ditës. Por edhe për shumë profesionistë të tjerë, që po përballen në terren, me kapriçot e pazakonta të këtij dimri.

SHKARKO APP