Restaurohet Kisha e Shën Thanasit, Karavasta

 

Nisin punimet e restaurimit për Kishën e Shën Thanasit-Karavasta e re, projekti i të cilit u prezantua nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe deputeteti Erion Braçe në vigjilje të Pashkëve. Ndërhyrjet e fundit restauruese janë kryer në vitin 1986. Sot, në prani të banorëve dhe besimtarëve, restauratorit Mustafa Arapi, Ministres Kumbaro dhe deputetit të zonës, Erion Braçe u prezantua fillimi i punimeve, të cilat do të zgjasin për 6 muaj. Projekti u hartua nga IMK dhe kap vlerën e 12 milion lekëve.

Kisha e Shën Thanasit ndodhet në fshatin Karavasta e Re, në afërsi të luginës së Karavastasë. Ndërtesa përfaqëson një monument historik dhe kulturor, i shpallur me vendim nr. 6, dt. 15. 01. 1963, nga Rektorati i Universiteti Shtetëror.

SHKARKO APP