Restaurohet një mburojë e kohës së Aleksandrit të Madh

Mburoja erdhi në laborator e shpërbërë në 8153 copa, gati në pamundësi fizike për t’u montuar. U projektuan 760 rrugë për restaurimin e saj, që zgjati mbi 20 vjet dhe me një kosto totale, rreth 1 milion lekë. Është e stilit ceremonial dhe mendohet ti përkiste një ushtaraku të rangut të lartë. Zotëruesi i saj mund të ketë marrë pjesë në fushatat e Aleksandrit të Madh.

Dihet që Aleksandri i Madh thërriste në fushatat luftarake të gjithë shtetasit e vet. Në këtë rast edhe apolloniatët. “Që poseduesi i kësaj mburoje ka qenë në fushatat e Aleksandrit, zor se mund të kundërshtohet”, shprehet Stamati. “Armatimi i gjetur në varr, sidomos i shpatës jep edhe më shumë argumente bindëse. Këllëfi i shpatës kishte elementë kockorë tipikë të Lindjes” përfundon ai.

Aleksandri i Madh i lejonte ushtarët e tij që të përvetësonin të gjithë plaçkën e gjetur në qytetet e pushtuara dhe kur nuk kishte aq plaçkë për të grabitur, ai u jepte si shpërblim ushtarëve materiale nga thesari i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Laboratori i Qëndrës Albanologjike vazhdimisht ka bërë një punë të lavdërueshme në restaurimin e shumë veprave arkeologjike dhe historike, të dëmtuara nga koha apo pakujdesia. Një ndër ta është edhe flamuri i bandës “Vatra” themeluar më 17 dhjetor të vitit 1916 në Worcester të Massachusetts. Në pranverën e vitit 1920 ajo erdhi në Shqipëri në shenjë patriotizmi kundër pushtimit italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?