Retë pluhuri mbulojnë vendin

Këto dy ditë moti do të jetë i kthjellët, por nga e mërkura rikthehen retë e pluhurit dhe grimcat e rërës nga shkretëtirat Afrikane.

Dje këto re pluhuri ishin përqëndruar në Jugperëndim të Europës por të mërkurën do shtrijne ndikimin e tyre edhe në territorin shqiptar.

Sipas meterologes Tanja Porja, retë e pluhurit janë më të dukshme gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve.

Edhe disa ditë më parë ndodhi e njëjta situatë, ku qielli u vesh me re pluhuri dhe ai pak shi që ra na i bëri makinat si me dhe.

SHKARKO APP