Revista “Time” ‘fshin’ vitin 2020: Më i keqi i të gjitha kohërave

Revista e famshme “Time” i vë kryqin vitit që po mbyllet, i shënjuar nga makthi i pandemisë. Kopertinën e tij të fundit ia dedikon vitit 2020 duke e quajtur si viti më i keq që kemi përjetuar.

Në sfond është një sfond i bardhë, me të zeza e shkruar shifra 2020 dhe sipër saj një kryq i madh i kuq. E gjitha kjo, e shoqëruar me shkrimin: “Viti më i keq që kemi përjetuar ndonjëherë”.

“Ky është një vit që nuk do të doja ta përjetoja kurrë më. Ka pasur vite të këqija në historinë e Amerikës dhe sigurisht që ka pasur vite të këqija në historinë e botës, por shumica prej nesh nuk ka parë kurrë diçka të ngjashme. Duhet të jesh më shumë se 100 vjeç për të kujtuar shkatërrimin e shkaktuar nga Lufta e Parë Botërore dhe pandemia e vitit 1918; duhet të jesh rreth 90 vjeç për të kujtuar Depresionin e Madh; duhet të jesh 80 për të kujtuar Luftën e Dytë Botërore”, shkruan Stephanie Zacharek në artikullin hapës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që në SHBA është një nga shtetet më të prekura në botë nga pandemia e Covid-19, ku deri tani janë regjistruar 14,584,706 persona të infektuar, nga të cilët kanë vdekur 281,206 persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa në botë numri total i rasteve me Covid-19 është 66,623,914 të infektuar nga të cilët kanë humbur jetën 1,530,296 persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?