Richard Gere, baba për herë të dytë në moshën 69-vjeçare

Martesa e tretë për yllin e Hollivudit ndodhi prillin e shkuar dhe tani, Richard Gere pret të bëhet baba në moshën 69-vjeçare për herë të dytë. Bashkëshortja, Alejandra Silva, 35-vjeçare është shtatzënë, sipas shtypit spanjoll. Aktori ka një djalë 18 vjeç me gruan e dytë, aktoren Carey Lowell.

Lajmi nuk është konfirmuar nga çifti, por as është mohuar. Alejandra Silva është një sipërmarrëse e re shumë e famshme, prej kohësh e impenjuar me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fushë në të cilën punon krah Richard Gere. Ka qenë pikërisht kjo ajo që ka forcuar lidhjen e tyre. Pas martesës, në Madrid, aktori kishte deklaruar për revistën ‘ ¡Hola!’: “Jam martuar me një grua inteligjente, të ndjeshme, të impenjuar me shoqërinë civile, zbavitëse, e durueshme, e aftë të falë….”

Alejandra ka një dajlë 6 vjeçar nga martesa pararendëse. Gere ka qenë i martuar me top modelen Cindy Craëford nga viti 1991 deri në 1995 dhe me aktoren Carey Lowell nga 2002-i në  2016-ën. Me gruan e tij të tretë jeton mes SHBA dhe Madridit.

SHKARKO APP