Rigjenden 14 vite më pas dy piktura të vjedhura të Van Gogh-ut
Dy piktura të Vincent Van Gogh të vjedhura në vitin 2002 në një muze në Amsterdam u rigjetën pranë Napolit, në një shtëpi që i përkiste një trafikanti famëkeq të drogës, pjesë e një klani mafioz.
Që nga muaji janar, forcat e policisë italiane ishin vënë në ndjekje të Raffaele Imperiale, një person i afërt i klanit Amato-Paganà i Kamorra-s, mafias napolitane që ndodhet aktualisht në arrati ndoshta në Dubai, ku zotëron një kompani ndërtimi.
Në një ndërtesë anonime që i përkiste Castellammare di Stabia, pranë Napolit, ata kanë rigjetur në sajë të ndihmës së një personi të penduar sipas medias napolitane, dy pikturat të fshehura mirë dhe të mbështjella me pëlhura pambuku.
“Dalja nga kisha në Nuenen” (1884) dhe “Pamje nga deti Scheveningen (stuhi)”(1882) u grabitën më 7 dhjetor 2002 në muzeun e Van Gogh-ut në Amsterdam. Media italiane, duke cituar burime nga hetimi, bëhet e ditur se vlera e përafërt e pikturave arrin 100 milionë dollarë.