Rikthehen në Shkodër “Heronjtë e Vigut”, monumenti u hoq katër vite më parë

Shtatorja e 5 heronjve, me rastin e 70-vjetorit të çlirimit është rivendosur në daljen veriore të Shkodrës, tek rrethrrotullimi i rrugës Shkodër-Koplik.

Monumenti i heronjve  u hoq katër vite më parë për të përfunduar në periferi të Shkodrës tek vendi ku derdhen plehrat.

Në vitin 2008 Këshilli Bashkiak i Shkodrës vendosi që të lëvizte nga qendra e qytetit monumentin e “5 Heronjve të Vigut”. Ky vendim asokohe u kundërshtua ashpër nga këshilltarët e majtë të cilët e konsideronin si tendencioz vendimin për të  zbehur vlerat e luftës nacional-çlirimtare por edhe si veprim  të paligjshëm.

Këto foto janë bërë mëngjesin e sotëm ku duket se festat e nëntorit do t’i gjejnë heronjtë në një vend të denjë.

“Tema”

SHKARKO APP