Rikthehet ekspozita “Modena-Tirana” , qyteti italian 2016-ën ia dedikon Shqipërisë
E frymëzuar nga ekspozita “Modena-Tirana” që u realizua 28 nëntorin e kaluar, me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, ekspozita e radhës “Modena Tirana. Rikthehet,” flet për shkëmbimin mes dy kulturave të vendeve, Italisë dhe Shqipërisë.
Prezantimi i saj do të bëhet më 19 dhjetor nga Eurodeputetja, Cécile Kyenge, një politikane italo-kongoleze.
“Interesant vendi misterioz ku thonë se rrethohet nga shumë mrekulli dhe ekzagjerime.” Antonio Baldacci, gjeograf, përshkruante në 800’ vendin e Shqiponjave: Shqipërinë. Ai është i pari që do të jetë pjesë e tregimeve nga ekspozita e radhës “Modena – Tirana, Rikthehet“, teksa ekspozita e parë u hap më 28 nëntor në Pallatin Muze, në Shën Agustin.
Disa nga shumë dëshmi të mbledhura në ekspozitë do të lexohen nga aktorët e “Hemlock Society”, shoqëruar me fizarmonikën e Claudio Ughetti, në prezantimin e së shtunës, më 19 dhjetor në ora 17.00, në katin e tretë të Pallatit Muze, ku hyrja është e lirë për të gjithë.
Kjo ekspozitë do të jetë në qendër të vëmendjes së Eurodeputetes Cecile Kyenge, kryetarit të bashkisë së Modenas, Gian Carlo Muzzarelli, si dhe pjesë e saj do të jetë Margherita Sani, nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore të Emilia-Romagna, apo edhe Christian Zanasi, kurator i Muzeut Arkeologjik të Etnologjisë, Modena.
Axhenda e ekspozitës tregon histori dhe përshkruan ndjenjat e atyre që nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe deri më sot shkurtuan distancën, midis dy vendeve, të cilët të shkojnë dhe kthehen mes të dy brigjeve të të njëjtit det, atij Adriatik.
Nuk janë dëshmitë e ushtarëve të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, të cilat tregojnë histori, por ngushëllime dhe miqësitë, në kohëra të vështira.
Ka tregime të “italianëve”, të cilët përfunduan në kampe internimi të shqiptarëve pas vitit 1945 dhe janë “harruar” nga qeveria italiane për dyzet vjet.
Nuk janë fjalët e atyre shqiptarëve që e njihnin Italinë përmes televizionit dhe tani jetojnë në Modena, ruajnë kujtime nga vendi i tyre apo edhe shpresat që shohin në rritje.
Pjesëmarrja, dialogu, përfshirja janë kryefjala e projektit ndërkulturor, pjesë e aktiviteteve të Muzeut në Modena, me vetëdijen se kultura shihet si një mjet për integrim përmes nismave mbi ndarjen.
Axhenda, në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës dhe me ndihmën e Institutit të Trashëgimisë Kulturore të Emilia-Romagna (IBC), do të jepet për të gjithë dhe ata që do të marrin pjesë, nisma do të përfundojë me një koktej përshëndetëse.
Ekspozita “Modena-Tiranë. Rikthehet!” në sallën e Muzeut Qytetar në Muzeun e Shën Agustinit mund të vizitohen pa pagesë deri më 6 qershor 2016, nga e marta deri të premten, nga ora 9 deri në 12; të shtunave dhe ditë festash (24 dhe 31 dhjetor) nga 10 deri në 13; më 25 dhjetor dhe më 1 janar nga 16 në 19; Do të jetë e mbyllur të hënën.
(ww.museicivici.modena.it)/Koha Jonë