Rikthehet “I vetëm në shtëpi”, 12-vjeçari vjedh kartën e kreditit për të bërë pushime

“I vetëm në shtëpi” është filmi i njohur që transmetohet më së shumti gjatë festës së Krishtlindjes, ku më i vogli i familjes bën pushime me kartën e prindërve, pasi ata e harrojnë. Një histori e ngjashme ka ndodhur me Emmën dhe djalin e saj 12-vjeçar, pasi debatuan gjatë për një udhëtim drejt Balit, derisa vogëlushi i vodhi kartën e kreditin, mori pasaportën e tij dhe shkoi për pushime. Por 12-vjeçari, i cili mori emrin e rremë Drew nga “Current Affair” iu drejtua aeroportit të Sidnej dhe mori ofertat për të shkuar në Bali. Ai nuk i pëlqente përgjigjet negative, kështu që i tha prindërve se do shkonte në shkollë, por në të vërtetë iku për pushime. “Ata më kërkuan vetëm kartën studentore dhe pasaportën për të vërteuar se jam mbi 12 vjec”, tha adoleshenti që qëndroi i vetëm për 4 ditë. Ndërsa e ëma e kërkonte e tmerruar, arriti ta gjente shëndoshë e mirë në Bali dhe të dy u kthyen në shtëpi.

 

 

SHKARKO APP