Rikthehet në skenë Tina Turner

Këngëtarja veterane e lindur në Amerikë, Tina Turner, u largua paksa nga rutina e pensionit për të sjellë në treg muzikë të re që përfaqëson jetën e saj. Këtë gjë këngëtarja e bëri të martën më 17 tetor në Londër. Fjala nuk është për ndonjë album muzikor, por për shfaqjen muzikore, “TINA”, me regji të Phyllida Lloyd dhe me aktoren e nominuar për çmim Tony, Adrienne Warren, në rolin e divës Tina Turner. Musical-i është krijuar me ndihmën e vetë këngëtares dhe besohet se sjell historinë e pa treguar të një femre, e cila guxoi t’i tejkalojë të gjitha barrierat që i sjell mosha, gjinia dhe raca e saj. Shfaqja muzikore “TINA” do të hapet në teatrin “Aldwych” të Londrës, në prill të vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?