Rikthehet ora dimërore

27 tetori do të shënojë ditën e fundit të orës verore. Në mesnatën e së shtunës akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta prapa. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast, për të pasur më shumë diell dhe dritë. Ora dimërore do të vazhdojë deri më 29 mars 2020, kur do të kthehet sërish ora verore. Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

SHKARKO APP