Rikthehet sopranoja Inva Mula, tashmë edhe si regjisore

Inva Mula rikthehet në skenën shqiptare, këtë hërë jo vetëm në rolin e sopranos, por edhe si regjisore e Operas “Pagliacci” që do të ngjitet në TKOB në muajin Maj. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Teatrit të Operas Ilir Kerni.

Deklaratat e tij drejtori Kerni i bëri gjatë provave gjenerale të baletit me dy akte “La Sylphide”, në të cilën në vitin 2007 ishte vetë në rolin e protagonistit, ndërsa sot në rolin e koreografit. Për të ky është emocion i vecantë, duke qenë se baleti ka brenda një histori dashurie dhe të gjithë balerinët e përzgjedhur për të janë të duhurit.

“La Sylphide” është një balet romantik me muzikë të Herman Lovenskiold dhe libret të Adolphe Nourrit dhe do të ngjitet në skenën e TKOB në datat 27 dhe 28 mars në orën 19.00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?