Rimbursimi i barnave, shtohet me 1 mijë numri i përfituesve
Për vitin 2020 për skemën e rimbursimit të barnave parashikohet një tavan prej 11 miliardë lekësh për të mundësuar një efektivitet të këtij shërbimi. Në buxhetin e vitit 2020, i cili u miratua këtë javë në Kuvend, sigurohen ilaçe të rimbursuara për 1000 pacientë më shumë sesa vitet më parë, ashtu sikurse një efektivitet të shtuar në shërbimet shëndetësore. Prej muajit shtator qeveria ka lehtësuar edhe procedurat për përfitimin e barnave të rimbursueshme për pacientët kronikë. Tashmë mjeku pasi konsulton pacientin kronik e pajis atë me recetë 6-mujore.