Rindërtimi i Notre Dame, s`ka punëtorë! Francës i mungojnë zanatçinjtë

Franca e ka me nxitim të madh që të rindërtojë katedralen e Notre Dame, të shkrumbuar. Për këtë arsye po trajnon mijëra studentë. Këta të fundit duket të jenë në garë me njëri tjetri, se kush do ta ketë fatin të jetë pjesë e ekipit që do të ringjallë katedralen e famshme.

Janë rreth 10 mijë studentë që trajnohen çdo vit nga Les Campagnons du Devoir, një shoqatë e krijuar 70 vite më parë, me tradita mesjetare, që ka për qëllim të trajnojë njerëz në zanate të ndryshme.  Menjëherë pas asaj që ndodhi në Notre Dame drejtuesit e shoqatës paralajmëruan qeverinë franceze se ka mungesë force punëtore në sektorin e ndërtimit, gjë që mund të çojë në ngadalësim të procesit të rindërtimit të katedrales.

Vetëm kjo shoqatë ka mungesë të theksuar në shumë drejtime, si për muratorë, ashtu edhe për marangozë, si dhe shumë zanatçinj të tjerë. Për studentët që po trajnohen ndërkohë ëndrra për të hyrë në Notre Dame dhe për të punuar aty ka shumë sfida përpara. “Do të ishte një arritje të mund të themi se morëm pjesë në krijimin e Notre Dame”-thotë njëri ndër ta. Por, përpara kësaj, ai duhet të marrë një çertifikatë si dhe të punojë në disa vende në Francë.

SHKARKO APP