Ringjallet 18 orë, pasi i kishte ndaluar zemra

Një pacient, në mënyrë të pabesueshme është ringjallur, pavarësisht se zemra e tij ndaloi së funksionuari për 18 orë.

Francezi, identiteti i të cilët nuk është bërë i ditur arriti të mbijetonte për shkak se sulmi në zemër ndodhi kur ai ishte jashtë dhe pësoi hipotermi, gjë që shkaktoi që temperatura e tij trupore të binte.

53-vjeçari u ringjall, pasi u gjet i vdekur pranë një lumi, por truri i tij nuk ishte dëmtuar, raporton Daily Mail.

“Ekipi mjekësor u habit, mundësia e mbijetimit të tij ishte zero”, tha Jonathan Charbit, mjek në Spitalin Universitar të Montpellierit në Francën jugore. Ai pretendoi se pacienti arriti të mbijetonte për shkak se rënia e temperaturës së trupit i mbronte organet e tij.

Kur kuptuan këtë gjë mjekët provuan ta ringjallnin. Ata i bënë masazh në zemër për më shumë se 4 orë dhe e vendosën në një paisje për zemrën dhe mushkëritë, derisa temperatura e tij e trupit u rrit mjaftueshëm për mjekët që të bënin një përpjekje të fundit e të sukseshme për të vendosur në funksion zemrën e tij.

Burri pësoi atak në zemër, ndërsa po kthehej në shtëpi në Beziers. Kur nuk u kthye në shtëpi të afërmit filluan ta kërkonin dhe e gjetën pranë lumit pa ndjenja.

SHKARKO APP