Risia e Whatsapp – Vjen opsioni i vetë-shkatërrimit të mesazheve

Aplikacioni më i njohur i smartphonëve do të ketë së shpejti funksionin e ri të vetë-shkatërrimit të mesazheve. Pas Facebook Messenger, Telegram dhe Snapchat, edhe ‘chat-i’ i kompanisë së Zuckerberg do të shtoj këtë risi në përmbajtjen e saj sikurse ndodhte në filmat e 007. Sipas faqes WABetaInfo, ky proces ishte i pranishëm në versionin e testit të aplikacionit dhe prandaj mund të bëhet shumë shpejt prezent nëpër telefonat në mbarë botën.

Konkretisht do të jetë e mundur të dërgoni mesazhe dhe të vendosni gjithashtu se për sa kohë dëshironi që ti fshini ato. Falë një kohë-matësi ju mund të zgjidhni nëse do t’i ‘shkatërroni’ ato brenda 5 sekondave ose një ore: pasi të mbarojë koha, ato do të zhduken pa gjurmë madje edhe midis mesazheve të fshira. Për momentin, megjithatë, funksioni është krijuar vetëm për biseda në grup dhe duhet të aktivizohet nga administratori. Kjo vjen si një mundësi edhe për të lehtësuar memorien e telefonit tuaj i cili mbingarkohet nga bisedat e shumta sidomos ato në grup të cilat zënë shumë vend.

Disa përdorues kanë zbuluar se vetë-shkatërrimi nuk mbron privatësinë 100% pasi është gjithmonë e mundur të bëni një ‘screenshot’ duke ruajtur kështu të gjitha detajet e chat-it. Vetë-shkatërrimi mund të jetë i përshtatshëm për të mos ruajtur dhe ngarkuar telefonin me bisedat në grup me postime që lidhen me një temë kalimtare, siç është organizimi i një darke apo feste. Megjithatë ende nuk është zyrtarizuar ndonjë datë fikse të aplikimit të këtij funksioni të ri, ndaj mbetet ende të presim dhe pak. (tgcom24)

SHKARKO APP