Rita Ora pranë viktimave të abuzimit seksual në Kosovë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora vazhdon të përkrahë të gjithë të prekurit e dhunës seksuale në Kosovë.

Me anë të një postimi në Instagram ku shfaqej duke bërë simbolin e shqiponjës, ajo shkruajti:

“Kam takuar aktiviste të mrekullueshme nga QKRMT, që kanë mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë. U preka shumë kur dëgjova historitë e tyre. Jam shumë krenare që po mbështes fushatën “Bëhu Zëri Im”, duke luftuar diskriminimin me të cilën ato përballen dhe besoj që edhe ti mundesh që të ndihmosh”, shkruajti ajo.

Fushata ‘Zëri im’ organizohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të Torturës dhe pëkrah të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

SHKARKO APP