Rivali i Veliajt për Tiranën? Reagon imami Naçi: Kam një pasion të madh

Prej dy ditësh në mediat online ka qarkulluar lajmi se PD-ja e kishte zgjedhur kandidatin që do të garonte përballë Erion Veliajt për kreun e Tiranës, do të ishte imami Elvis Naçi.

Lajmi kishte buruar nga një status në rrjetet sociale të gazetarit Bledi Mane, e cili e mbështeste tezën e tij te fakti se imami është i afërt me familjen e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Po menjëherë pas këtyre zërave ka reaguar vetë imami Naçi, i cili shkruan se as nuk është marrë ndonjëherë me politikë, dhe ka vendosur që deri në fund të jetës së tij të mos merret.

Swiss Digital Desktop Reklama

Naçi shkruan se pasioni dhe dashuria e tij më e madhe është të tregojë se kush është krijuesi i gjithësisë dhe me sa të mundet të krijojë një Shqipëri të begatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk jam marrë ndonjëherë me Politikë dhe jam i vendosur të mos merrem deri në ditën e fundit të jetës, kam një pasion dhe dashuri të madhe kur shpjegoj kush është Krijuesi i Gjithësisë dhe sa kam mundësi do përpiqem gjithmonë për ta bërë Shqiptarinë më të begatë dhe më të bukur! Paqe dhe mirësi uroj për njerëzit e mirë”, shkruan Naçi në një reagim të tijin në rrjetet sociale, duke i dhënë kështu fund çdo aludimi./faxweb/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?