Robert de Niro i gatshëm të xhirojë film në Mal të Zi

Aktori i famshëm amerikan, Robert de Niro është shprehur i gatshëm ta xhirojë filmin e tij të radhës në Mal të Zi, pasi ka thënë se është mahnitur nga bukuritë e këtij shteti të vogël ballkanik, ku mbërriti të premten për të marrë pjesë në forumin “Global Citizen Forum”, në parkun e Miloçerit, afër Shën Stefanit. “Me shumë qejf do ta xhiroja këtu filmin tim të ardhshëm, në rast se më ofrohen kushtet e mira”, thuhet të ketë thënë De Niro gjatë takimit me kryeministrin malazias, Dushko Markoviq, në postimin e Qeverisë së Podgoricës në Twitter. Mali i Zi është sivjet mikpritesi i forumit të katërt të “Global Citizen Forum”, i cili mbledh liderë botërorë, pjesëtarë të familjeve mbretërore, filantropë dhe personalitete të shquara. Temë diskutimi e forumit të sivjetmë, të mbajtur më 19 dhe 20 tetor, nën patronazhin e kryeministrit Markoviq, ishte “Mundësitë në një epokë paqartësish”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?