Robert De Niro shpërthen serish kundër Trump: Racist

Robert De Niro sulmon sërish presidentin e SHBA-ve Donald Trump. Në vitin 2016-të në një emision ai u shpreh se dëshironte shumë ta gjuante njëherë në fytyrë.

Ndërsa në janarin e vitit të kaluar në ndarjen e çmimve “Tony Awards” aktori i njohur tronditi të gjithë audiencën me fjalët që i drejtoheshin Trump.

“Unë kam vetëm një gjë për të thënë “F**k Trump”- tha aktori para podiumit. Ndërsa të pranishmit brohorisnin, ai shtoi: “Nuk është më, poshtë Trump, është f**k Trump!”. Po ashtu kujtojmë edhe rastin e pak muajve më parë ku De Niro lëshoi një tjetër “bombë” kundër presidentit amerikan Donald Trump.

Aktori i ka ndaluar presidentit të SHBA-ve të hyjë në restorantet japonezë të aktorit. “Nëse Trump do të hynte ndonjëherë në ndonjë prej lokaleve të mia, do të shoqërohej menjëherë për tek dera”, ka thënë aktori. “Nuk më intereson se çfarë i pëlqen. Nëse ai do të hynte në një restorant ku jam unë, do të dilja jashtë,” ka vazhduar ai.

Ndërsa në një intervistë të dhënë se fundmi për “The Guardian”, De Niro e cilësoi presidentin e SHBA-ve si racist dhe ‘supremacist’ të bardhë.

“Kur shikon një njeri si Trump të bëhet president mendon se mund të ndryshojë, por ai u bë më keq. Ka treguar se është një racist i vërtetë. Mendoja se një person i rritur në Neë York do ta kuptonte diversitetin në qytet, por ai është më i keq nga çfarë mendoja më parë. Është turp”, – ka thënë aktori. De Niro është baba i 6 fëmijëve të përzierë nga raca të ndryshme dhe për këtë arsye ai shqetësohet se si Trump mund t’i trajtojë ndryshe njerëzit e kulturave të ndryshme. “Një nga fëmijët e mi është gay dhe shqetësohet që trajtohet në një mënyrë të caktuar”, – ka shtuar Robert.

SHKARKO APP