Roboti që bën pica kërkon të zëvendësojë piceritë me kioska 24 orëshe të automatizuara

Një kompani franceze, e quajtur Ekim, ka mbledhur së fundmi 2.2 milionë euro për të futur robotët të bëjnë pica.

Robotët që bëjnë pica nuk janë një koncept i ri, pasi përgjithësisht picat e ngrira prodhohen në fabrika të automatizuara. Por Ekim synon një copë tjetër të tregut të picave: ajo kërkon të zënvedësojë piceritë dhe njerëzit që punojnë në to, me kioska picash tërësisht të automatizuara që funksionojnë 24 orë në ditë.

Shërbimi inovator sipas shpikësve synon të ndihmojë njerëzit që nuk kanë shumë kohë për të ngrënë drekën. Roboti mund të bëjë një pica shpejt edhe me cilësi.

Roboti i Ekim e ka një emër dhe quhet “Pazzi”, që në italisht do të thotë i çmendur, por është edhe një lojë me fjalën “pizza”. Sipas kompanisë, ai mund të prodhojë deri në 120 pica në një orë. Kjo është rreth 13 herë më shpejt se një kuzhinier njerëzor.

Megjithatë, picabërësit shprehen të parrezikuar nga kjo shpikje. “E ardhmja s’mund të jetë një robot që bën pica. Pica është traditë. Dhe tradita për picën është që ajo bëhet me dorë”, shprehet Vittorio nga Napoli. “Brumi mund të ketë probleme, si me temperaturën. Nëse ka probleme, roboti s’mund ta dallojë, por picabërësi po”.

SCAN

SHKARKO APP