Romani që rrëfen eksperiencën e Fate Velaj si emigrant në Austri

“Kreuztanne” është libri më i ri, me autor artistin Fate Velaj. Ky liber autobiografik, i shkruar si prozë letrare , personazh ka vetë autorin dhe rrëfen eksperiencën e tij në emigracion nga Shqipëria drejt Austrisë. Ceremoninë, për promovimin e librit të këshilltarit të tij për kulturën, Fate Velaj, e përshëndeti dhe kryeministri Edi Rama.

Edi Rama: “Vepra më spektakolare e Fates është vetëvetja. Jeta e tij është një roman me shumë kapituj. Këtu është vetëm njëri nga kapitujt. Jam i bindur që nën tronditjen e ngjarjeve të mëdha që bota sot nuk na i kursen Fatja ka gjithmon një libër të ri për të shkruajtur”.

Në libër, autori sjell dëshmitë reale të kryqëzimeve me të cilat është përballur në rrugët e panjohura të Austrisë.

Fate Velaj: “Ato ëndrra të cilat i kisha menduar në terrene të njohura më duhej t’i bëja në terrene të panjohura. Kështu fillova të kërkoj punë, të mësoja gjuhën. Merrja bojërat , pikturoja, takoja njerëzit prezantoja frikën me dyshimin se këto veprat e mia të artit nuk do ishin këto që njerëzit donin. Por pashë që kishte një rezonancë. Njerëzit i mirëpritën, hapa ekspozitat e para”.

Redaktori i librit, Luan Topçiu ka vlerësuar te autori origjinalitetin që ai përdor në përshkrimin e përvojës në Austri. Prezantimi i librit ngjalli interes edhe tek artistë të fushave të ndryshme.

SHKARKO APP