Ron Fehmiu, aktori shqiptar që po shkëlqen në SHBA
Së fundmi është ai është pjesë e serialit policesk “Blue Bloods” që transmetohet në kanalin CBS. Në disa nga pjesët e serialit, Fehmiu luan personazhin Zoran Brasha, i cili është një kriminel gjakftohtë me origjinë nga Shqipëria.
Në serial, Brasha përshkruhet si “Xhon Gotti shqiptar” për shkak të krimeve makabre që kryen. Në episodin e fundit për të cilin shkruajnë mediat në SHBA, Brasha është arrestuar, pasi ka sulmuar një burrë në rrugë, pas një debati që kanë pasur të dy për një hapësirë parkimi.
Por ky nuk është i vetmi serial ku aktori shqiptar nga Prishtina ka debutuar në kinemanë amerikane. Ai njihet për personazhet që ka realizuar në filmat “Cost of a Soul” (2010), “As the World Turns” (1956) dhe “Bored to Death” (2009).
Blerta Krapja