Ronald Regan, presidenti që nuk pati turp nga dashuria…

E di se sipas traditës këtë mëngjes unë duhet të vendos kartolina të tipit “Gëzuar Përvjetorin!”, në tabakanë ku ndodhet mëngjesi yt. Por gjërat janë disi të ndërlikuara. Unë i zëvendësova ato me një dhuratë të cilën e dorëzova disa javë më parë.

Sidoqoftë kjo mbetet dita që shënon 31 vite lumturie, të tillë që rrallë burrave u ndodh. Të kam thënë njëherë që kjo ka qenë njësoj siç e ëndërron një adoleshent martesën.

E akoma mendoj njësoj. Ti e di se unë e dua fermën, por këto dy ditët e fundit ma kanë bërë më se të qartë se unë e dua atë vetëm kur ti je aty. E kjo është e vërtetë për çdo vend, në çdo kohë. Kur ti nuk je aty, unë nuk jam askund, vetëm një i humbur në kohë e hapësirë. Unë ndjej më shumë se dashuri për ty, unë nuk jam i plotë pa ty. Ti je jeta në mua. Kur ti nuk je pranë meje, unë pres kthimin tënd që të filloj të jetoj sërish….”.

Ronald Regan, ish presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’i shkruante këtë letër të ndjerë së shoqes, Nancy në 4 mars 1983. Gjithë jeta e tij pranë kësaj gruaje kishte qenë në këtë gjendje. Ai nuk pati asnjëherë turp nga dashuria, edhe kur jeta e tij ishte në Shtëpinë e Bardhë. Kjo, pasi duket se universi e kishte thënë që ata duhet të ishin bashkë.

Djaloshi që atëherë nuk ishte përfshirë ende në politikë dhe që kishte pasur lidhje dashurie, do ta takonte për herë të parë Nancy më 1949. Aktorja e re do të ishte në vendin e gabuar, por që do ti ndryshonte përgjithmonë jetën.

Regan u takua me aktoren Nancy Davis (lindur më 1921) në vitin 1949, kur ajo e kontaktoi kur ishte kryetar i Sindikatës së Aktorëve të Ekranit për ta ndihmuar në lidhje me shfaqjen e emrit të saj në një listë të zezë të komunistëve në Hollywood. Ajo ishte ngatërruar me një tjetër Nancy Davis. Ajo e përshkroi takimin e tyre duke thënë: “Unë nuk e di nëse kjo ishte dashuri në shikim të parë, por ishte pothuajse ashtu.”

Ata u fejuan në restorantin “Chasen’s” në Los Anxhelos dhe u martuan më 4 mars 1952, në Kishën “Little Brown” në San Fernando Valley.Nga kjo martesë do të kenë dy fëmijë: Patti (lindur 21 tetor 1952) dhe Ron (lindur 20 maj 1958). Vëzhguesit i përshkrojnë marrëdhëniet e Reganve “si të ngushta, autentike dhe intime”. Gjatë presidencës së tij ata shiheshin ta shfaqnin shpesh dashurinë e tyre për njëri-tjetrin. Ai shpesh e thërriste atë “Mami” dhe ajo e thërriste atë “Roni”.

Njëherë ai i shkroi asaj “Çfarëdo që unë fitoj dhe gëzoj … do të ishte pa kuptim në qoftë se nuk do kisha ty.” Kur ai ishte në spital në vitin 1981, ajo e fjeti me një nga këmishat e tij për tu qetësuar e shlodhur me aromën e tij. Në një letër drejtuar qytetarëve amerikanë të shkruar në vitin 1994, Regan shkruante: “Më kanë thënë kohët e fundit se unë jam një nga miliona amerikanë, që do të preket nga sëmundja alzhaimer ….

Do të dëshiroja që të kishte ndonjë mënyrë që të ruante Nancy-n nga kjo përvojë e dhimbshme”. Në vitin 1998, kur Reagan u prek nga alzhaimer, Nancy i tha Revistës Vanity Fair: “Marrëdhënia jonë është shumë e veçantë. Ne ishim shumë të dashuruar dhe ende jemi. Kur them jeta ime filloi me Ronin, kjo është e vërtetë. Ajo filloi me të. Unë nuk mund ta imagjinojë jetën pa të.”. Para se të njihej me Nancy-n Regan do të jetonte një histori dashurie me aktoren Jane Wyman, me të cilën do të interpretonte gjatë kohës që ishte aktor më filmin Brother Rat.

Ata u fejuan në Teatrin Çikago, dhe u martuan më 26 janar 1940 në kishën “Wee Kirk O’ the Heather” në Glendale, Kaliforni. Bashkë ata kishin dy fëmijë biologjikë, Maureen (1941-2001) dhe Christine (e cila lindi në vitin 1947, por jetoi vetëm një ditë), dhe adoptuan një të tretë, Michael (lindur 1945). Pas mosmarrëveshjeve rreth ambicieve politike të Reganit, Wyman paraqiti kërkesë për divorc në vitin 1948.

Divorci u finalizua në vitin 1949. Regan është presidenti i vetëm amerikan që ka qenë i divorcuar. Regan dhe Wyman vazhduan të jenë miq deri në vdekjen e tij. Wyman votoi për Regan në dy kandidimet e tij për president dhe, pas vdekjes së tij, tha se “Amerika ka humbur një president të madh dhe një njeri të madh, të sjellshëm, dhe të butë.”

/Shqip

SHKARKO APP