”Rosaku” i kryeministrit në Davos (FOTO)

Kur të gjthë liderët botërorë në Samitin ekonomik në Davos të Zvicrës, ishin objekt diskutimi për sfidat e ardhshme ekonomike globale midis shteteve dhe fjalimet, kryeministri Kanadez Justin Trudeau tëhoqi vëmendjen me “look”-un e tij.

Justin Trudeau me çorapet e tij janë bërë objekt diskutimi gjatë samitit të Davos-it që po mbahet këto ditë. Kur po diskutohej për fuqizimin e femrave në botë, ai ngriti pantallonat e tij, duke shfaqur në këtë mënyrë çorapet e tij.

Çorapet që kishte veshur kreyeministri ishin ngjyrë vjollcë dhe në to ishin të vizatuara disa rosa të verdha. Politikanët e tjerë kanë refuzuar që të komentojnë mbi shijet e tij të modës.

 

SHKARKO APP