Royal Wedding, dalin në ankand tortat e të gjitha martesave mbretërore angleze

Mungojnë vetëm 12 ditë nga Royal Wedding. Tashmë përgatitjet janë drejt fundit dhe dihen edhe kush do të marrë pjesë në ceremoni si dhe stilisti që do të veshë nusen.

Por për ata që nuk do të jenë të ftuar është një mundësi për të ‘shijuar’ një copë nga dasma. Muajin e ardhshëm në Las Vegas do të dalin në ankand disa feta origjinale të tortave nga martesat e mëparshme të koronës britanike. Pesë torta për pesë martesa. Më e kushtueshmja mendohet të jetë torta e Carlos dhe lady Diana. Ajo do të shitet në një kuti të bardhë me një mbishkrim prej argjendi ‘Buckinghamn Palace 29 korrik 1981’.
Mendohet që vlera e saj të jetë nga 800 deri në 1200 dollarë. Në ankand do të jetë gjithashtu edhe torta e martesës së dytë të trashëgimtarit anglez, ajo me Camilla Parker Bowles.

Më pas vjen ëmbëlsira e përgatitur në dasmën mes princit Andrew, duka i York dhe Sarah Ferguson, 1986.
Një tortë akoma më e vjetër do të jetë ajo e princeshës Anna, fëmija i katërt i mbretëreshës Elissabetta, në dasmën e saj të parë me kapiten Mark Phillips. Sigurisht nuk mund të mungojë në këtë ankand torta më e kushtueshme e viteve të fundit, ajo e martesës së princit William dhe Kate Middleton.

‘Të gjitha pjesët e tortave janë dhënë nga njerëz që kanë marrë pjesë në evente dhe i kanë ruajtur në ngrirje’, ka shpjeguar për Reuters Darren Julien, administratori i deleguar i shtëpisë së ankandeve të Las Vegas.

‘Ato nuk janë ruajtur me asnjë mjet tjetër dhe nuk janë të ngrënshme’. Ndërsa në rastin e tortës së dukëve të Cambridge, William dhe Kate, ka qenë më e thjeshtë, sepse vetë familja i kishte dhënë të ftuarve pjesë nga ëmbëlsira me një kuti ku shkruhej: ”Urimet më të mira nga Princi Carlo i Galles dhe dukesha e Cornovaglia, për martesën e dukës dhe dukeshës së Cambridge’. Cdo fetë torte do të shitet me një çmim nga 300 deri në 800 dollarë.

SHKARKO APP