“Rrëfim në shiringë”- Monologu i Pietro Zaniboni

Këtë puntatë të “TOTEM”, Pietro Zaniboni vjen me një monolog drithërues, kushtuar të rinjve të varuar nga droga.

Një autoradio. Një objekt i rëndomtë, që njerëzit vinin në makinat e tyre, për të dëgjuar muzikë. Ai i vidhte… Thyente xhamat e makinave dhe i vidhte. Rrezikonte burgun, për të vjedhur diçka, që vlente pak lira.

Përse? Sepse kishte nevojë për këto para, për të nxehur një lugë, një shiringë, shumë rrezik dhe heroinë. Ajo ishte mikesha e tij. Dhe të nesërmen ai do të vidhte një tjetër autoradio, dy, tri, katër, pesë… përfundonte në burg. Metadon, metadon… substancat ushqyese dhe prapë në krye për të vjedhur autoradio.

Deri në kryerjen e krimeve më të rënda, gjithnjë për hir të kësaj idee të çmendur, që të injektuarit ishte çasti më i bukur dhe momenti për të dalë nga një realitet që s’i përkiste.

Autoradio, nuk ishte një kolonë zanore, ishte një ves absurd, ishte një vjedhje, një krim, për të patur gjithnjë të njëjtin efekt. Një efekt që mbaronte, dhe do duhej me forcë të riniste.

Spitali, nxitimi i ambulancave, risku për të vdekur. Më pas erdhi AIDS-i, më pas erdhi gjithçka. Tanimë s’është më kështu, është shndërruar në një modë, në “hoby”, nuk rrezikohet më burgu. Tani vihet në rrezik harbimi në diskotekë, gjërat më të kota, është në një mall luksi dhe mall konsumi. Për çunakër, 11 vjeçarë, 14 vjeçarë, që kanë familje që punojnë, të mbara, dhe që vendosin në emër të harbimit, të rrezikojnë jetën dhe të humbasin në gjëra totalisht të pavlera.

Diskoteka, plazhi, cilido vend është i mirë, për t’i dhënë drejtim një rruge të pamend, që të shpie në shkatërrim. Hunda shërben për të marrë frymë, jo për gjëra të tjera. Dhe nëse do ta ruanim për frymëmarrje dhe nuhatje lulesh, apo për atë që bota mund të na servirë, do të ishim sigurisht më të qetë; do të kishim më pak të vdekur, më pak njerëz që çmenden. Habitemi me sëmundjet, ndërsa kemi të rinj që vdesin në aksidente, pasi janë të pirë dhe të shpenguar.

Njerëz që nuk kthehen më në shtëpi, që s’mund t’i shohin familjet e tyre, dhe që do t’i hapin rrugë, edhe një tjetër herë, kësaj piste drejt vdekjes. Një dukuri e pandalshme, mbase, nuk jam askush për ta thënë. E kam provuar, edhe unë, nuk ishte e këndshme. Nuk më dha asgjë. Kërkova ta harroj, të gjej një arsye, që provonte se intelekti im është më i fortë se një substancë. Sërish kam jetuar, dhe kam jetuar mirë. Nuk ka mesazhe, për atë që kërkon këtë strehim. Nuk janë mesazhe, përpos një mesazhi: “qëndrojuni larg këtyre substancave, përpiquni ta jetoni këtë jetë, përpiquni të nxirrni më të mirën nga ajo që zotëroni, dhe nga ajo që do mund të keni”.

/Ora News

 

SHKARKO APP