Rrëfimi i dhimbshëm i 27-vjeçares: Burri më çoi në pyll dhe m’i preu duart me sëpatë

Në dhjetor të vitit 2017, bashkëshorti i Margarita Gracheva-s e mori në një pyll dhe i preu duart me një sëpatë.

Rasti i saj ka nxjerrë në pah frikën e aktivistëve se zbutja e ligjeve kundër dhunës në familje në Rusi mund të jenë nxitëse abuzimeve.

26-vjeçarja përfundoi pa duar pasi bashkëshorti i saj xheloz, Dmitry u xhindos pas një mesazhi në celularin e saj. Sulmi i tmerrshëm erdhi pasi kërkesës së Margarita-s për divorc pas kërcënimeve të mëparshme dhe dhunës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një vit pas sulmit që i ndryshoi jetën, ajo ka dhënë një intervistë për BBC.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me trishtim në sy, Margarita tregon:

Ai më mori me makinë dhe më çoi në një pyll të largët. Më tha t’i vija duart tek një trung peme. Unë po qaja dhe bërtisja ndërkohë që i lutesha të mos e bënte. Pastaj, ai më tha të shikoja tutje dhe m’i bëri duart copash.”
Ish-bashkëshorti i saj, Dmitry Grachev, është dënuar me 14 vjet burg.

Në Rusi, shkeljet e para kur viktima nuk shtrohet në spital nuk trajtohen më si vepra penale dhe ndëshkimet janë zvogëluar, nën ndryshimet ligjore të sjellë në shkurt të vitit 2017.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?