Rregull i ri nga Dua Lipa: Bllokojini meshkujt edhe në rrjetet sociale

Ajo arriti që të realizojë albumin debutues, ku edhe solli një prej këngëve hite botërore, “New Rules”, i cili po konsiderohet edhe himn për gjininë femërore. Kënga që u publikua më 7 korrik arriti që të shikohet mbi një miliard herë në YouTube, ndersa është duke punuar në projekte të reja muzikore.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue”, këngëtarja e famshme ka treguar se është akuzuar nga shumë vajza të reja, të cilat i kanë shkruajtur duke i thënë se ajo i urren meshkujt dhe se “New Rules” është një shembull negativ për të rinjtë.

Gjatë intervistës ajo ka theksuar se e gjitha kjo ishte një keqkuptim dhe se “New Rules” flet për rregullat në shoqërinë mes vajzave, meshkujt kanë rëndësi të dytë. Me shumë humor 22-vjeçarja është shprehur se mes gjithë këtyre rregullave ajo harroi të shtojë edhe një të fundit, “Bllokojini edhe në rrjetet sociale”, tregon Dua.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?