Rregullat e reja nga qeveria/ Top Channel rishikon programet

Për shkak të një vendimi të qeverisë që edhe mediat duhet të kufizojnë praninë e personave nëpër studio Top Channel do rishikojë disa nga programet e tij të mbrëmjes dhe veçanërisht të fundjavës në pamundësi për të punuar për shkak se këto programe kërkojnë prani të konsiderueshme të stafit realizues nëpër studio.

Megjithëse do donim që t’ja u bënim sa më të lehtë qëndrimin brenda në këto ditë të vështira puna po bëhet e pamundur. Ne do ta respektojmë këtë vendim të qeverisë megjithëse nuk jemi aspak dakord, sepse në këto moment njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë edhe shikojnë.

Stafi ynë, gazetarë, moderator, autorë, aktorë, teknikë, kameramanë, stafi ndihmës, instrumentistë dhe balerinë kanë rrezikuar duke vijuar të punojnë dhe prodhojnë programe televizive.

Ne këtu në Top Channel por besoj edhe kolegët tanë kudo do vijojnë të sakrifikojnë për të dhënë informacione në lidhje me çka po ndodh. Në këtë moment informacioni për njerëzit në karantinë ka të njëjtën vlerë si edhe ushqimi, dhe ky informacion nuk do t’ju mungojë.

Ne në Top Channel, departamenti i informacionit nuk do ta ndalë punën për asnjë moment. Kolegët gazetarë, kameramanë, postproduksioni dhe logjistika do jenë çdo ditë në terren.

E dimë që është rrezik duke qenë kaq shumë të ekspozuar por për asnjë rast e për asnjë arsye nuk do t’ju mungojë informimi i vërtetë nga ekrani i Top Channel, ju vazhdoni të qëndroni të informuar në edicionet informative të Top Channel, në transmetimet e Top News si dhe në faqen zyrtarë www.top-channel.tv

SHKARKO APP