Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rreth e rreth liqenit i rashë

Magazinë E hënë, 27 Prill 2020 21:08
Rreth e rreth liqenit i rashë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Hamdi Jupe

E shtunë, 25 prill. Kemi prapë liridalje ne pensionistët, deri në orën njëmbëdhjetë. E mbaj frymën te Liqeni Artificial. Nëpër rrrugë ka pensionistë të tjerë si puna ime, edhe ata i lënë “vrimat” e ngujimit për pak orë. Në unazë lëvizin më shumë makina se një javë më parë. Te pallatet e reja shumëkatëshe poshtë digës së liqenit punëtorët punojnë, ndryshe nga një javë më parë. Sot duhet të ishte ditë karantinene edhe për ta, por ata janë në kantier. Kanë munguar dyzetë ditë atje. Janë me maska në fytyrë.

Te diga e liqenit nuk ka shirita policie si javën e shkuar. Mbushem me frymë me ajrin e pastër të këtij fundprilli. Ndoshta sot do të na lënë të futemi në park. Para një javë nuk na lejuan. Shikoj se ka dhjetë herë më shumë pensionistë që shëtisin në shëtitoren e digës, sesa kishte një javë më parë. I gëzohen ditëve të pranverës. Jeta është e bukur edhe në pleqëri. Disa gazetarë televizionesh transmetojnë drejtpërdejt nga diga pamjet pranverore plot me njerëz, duke u marrë intervista atyre që kanë dalë shëtitje. Edhe ata, gazetarët, janë të ngazëllyer nga pamjet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndryshe nga java e kaluar, nuk na ndalon njeri të hyjmë në park. Njerëzit lëvizin lirshëm dy e nga dy ose vetëm. Shumica kanë maska në fytyrë. Kositësit e barit punojnë me makinat e vogla barprerëse, se bari është rritur deri në një gjysmë metri. Aroma e tij është tunduese. Duket që kanë vetëm pak ditë që kanë filluar nga puna. Pemët kanë çelur të gjitha, si me komandë, përveç atyre të pakta që nuk çelin më. Është komanda e pranverës që ka ardhur e plotë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më mbush me gëzim kjo ngjyrë klorofile që ndihet vetëm një herë në vit në këtë pamje dhe përmasë përrallore. Ozoni i parkut më çan mushkëritë. Zogj të shumë cicërijne nëpër pemë. Edhe ata janë të lumtur. Bari është i mbushur me ushqim për ta. Zoti e bekoftë Parkun e Madh të liqenit! Në mendje më vijnë vargjet e përtej detit: “Zogj të bukur këndojnë me hare, /po zemra do më plasë mua në gji.” Përse m’u kujtuan pikërisht tani këto fjalë të Serembes? E di brengën e poetit arbëresh. Kjo e jona është ndryshe, e rëndë edhe kjo, por jo si ajo e poetit.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Nga kaçubet e parkut dalin herë pas here çifte të rinjsh me tufa lulesh shumëngjyreshe në duar. Lulet kanë çelur gjithandej dhe ta bëjnë me sy. Të rinjtë nuk kanë leje për të dalë sot. Ata nuk janë pensionistë, por kanë thyer karantinën. Nuk i ndalon dot karantina. Vetëm po i pikasi dot ndonjë polic i parkut, do t’u vërë gjobë. Po ku pyesin për gjoba ata! Për ata ka ardhur vapa e korrikut në fund të prillit.

Vazhdoj rrugën duke u ulur herë pas here në stolat buzë shetitores së parkut Nuk ka arsye të nxitoj. Shtëpinë aty e kam, do mbyllem për një javë në të, deri sa të vijë e shtuna tjetër. Ashtu si unë janë të ulur edhe pensionistë të tjerë të marrin frymë. Janë me qindra të tillë deri në fund të parkut. Ka mbi dyqind e pesëdhjetë mijë pensionistë Tirana, ose aq sa ishte e gjithë popullsia e saj në vitin 1990.

Te fundi i liqenit më shkojnë sytë te një gjë e mbuluar me plastmas. Është ajo përmendorja e përfolur e viktimave të grushtit të shtetit në Turqi. Ka më shumë se dy muaj që është e mbuluar, ndoshta sepse e kanë dëmtuar qytetarët e Tiranës, pra nuk është mbuluar për shkak të COVID-it. Bëj të afrohem e ta shoh më mirë, por zona rreth përmendores është e rrethuar me shirita policie. Domethënë: mos u afroni këtu. Në të katër anët e biçim-përmendores janë vendosur kamera që ruajnë se mos vejë kush e sulmon objektin. Situatë qesharake. Kur një përmendore nuk rri dot

zbuluar në sy të njërëzve që ata ta kundrojnë e nderojnë, më mirë të hiqet, nuk ka pse të rrijë më atje. Ajo është një gjë e vdekur për qytetarët e Tiranës.

Po i drejtohem fundit të shëtitjes. Kafenetë në fund të parkut janë mbyllur. Mire është të ulem edhe një here në stol e të marr pak frymë. Por ja, një grua police rreth të dyzetave më afrohet tek stoli ku jam ulur:

– Zotëri, ka kaluar ora nga njëmbëdhjetë. Eshtë koha të mbyllet shëtitja.

– Ashtu? – Shikoj orën. Po, është njëmbëdhjetë e njëzetë minuta. – Më falni, por sa të marr pak frymë dhe do ngrihem.

– Ashtu pra – thotë dhe largohet. Është police që merresh vesh me të.

Te shtëpia lexoj lajmet e paraditës. Ja buletini i ri i situatës së COVID 19: Janë testuar 247 persona të dyshuar dhe janë gjetur 34 të sëmurë. Dreq o punë, kjo është shifra më e lartë e të sëmurëve në vendin tonë, e konstatuar brenda një dite, qysh se ka filluar COVID-i. Atëherë ku po shkojmë kështu?! Ne thamë se ia hodhëm me kaq. Më zë trishtimi. Por ka edhe një “por…” që më mban gjallë shpresën. Nuk gënjehem aq lehtë nga shifrat. Jam në gjendje të lexoj edhe brenda tyre. Dhe ja se çfarë më del nga analiza:

Është e vërtetë që janë konstatuar 34 të sëmurë të rinj me COVID në shkallë vendi, por në Tiranë janë vetëm katër të sëmurë, edhe këta në burgun e Tiranës. Duke patur parasysh se popullsia e Tiranë është sot rreth një milion banorë, si dhe faktin tjetër se në të zhvillohet aktiviteti më i madh njerëzor, i bie që të mos ketë asnjë të sëmurë nga qytetarët e tjerë të lirë. Kjo më jep shpresë.

Nuk them që le të sëmuren ata të qyteteve të tjera, por secili të ndjejë përgjegjësi për situatën dhe të marrë masat përkatëse. Le të marrin shembull edhe qytetet e tjera nga Tirana se si po e menaxhon sëmundjen. Shumica e të sëmurëve të fundit janë nga fasoneria e njohur në qytetin e Krujës dhe nga të burgosurit e burgut të Tiranës, të dya raste të pakujdesive të pafalshme.

E dhëna tjetër: vërtetë që janë konstatuar 34 të sëmurë të rinj, por ata po trajtohen në shtëpi, nuk po shtrohen në spital, domethënë nuk janë në gjendje të rëndë. Në të dya spitalet janë të shtruar gjithë – gjithë 40 vetë, nga 150 shtretër që kanë të dy spitalet e caktuara për këtë sëmundje. Kjo situatë është e tillë prej më shumë se një jave tashmë. Pra gjendja është nën kontroll.

E dhëna tjetër: Shumë nga këta të sëmurë të rinj, ishin “asimtomatikë”, domethënë nuk kishin asnjë shenjë (simtomë) që ishin të sëmurë. Domethënë: sëmundja nuk është edhe aq e keqe, dreqi ta hajë, të paktën në vendin tonë. Kjo për asrye që ende nuk mundet të shpjegohet shkencërisht: dobësim i mikrobit, ndikim i vaksinës së tuberkulozit, mbyllja e shpejtë e vendit etj. etj.

E dhëna tjetër: Shumica dërmuese e atyre që janë sëmurur deri tani, janë shëruar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dhe këta të sëmurë janë shëruar në shtëpi, sepse në spitale nuk kanë shkuar deri tani më shumë se njëqind veta gjithsej, gjatë dyzetë e pesë ditëve, pra ata që kanë qenë të rënduar për shkak të sumundjeve të tjera të vjetra. Nuk e kemi patur ne atë situatë dramatike që ka patur Italia, Franca apo Anglia.

E dhëna tjetër: numri i vdekjeve në vendin tonë ka vazhduar të jetë më i ulët se në vende të tjera të rajonit dhe Europës. Gjatë 45 ditëve kemi patur vetëm 27 vdekje nga një sëmundje që në vende të tjera ka bërë kërdinë. Na ka ruajtur zoti, apo qeveria? Analizat do të bëhen më vonë, në kohë më të qeta. Sot për sot le t’i gëzohemi shëtitjes nga liqeni.

Etiketat e lidhura

Hamdi Jupe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 5 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 12 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 13 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 18 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.